Vjosa Osmani kundër Shpend Ahmetit për Prishtinën

Politika

Vjosa Osmani kundër Shpend Ahmetit për Prishtinën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 korrik 2017 Në ora: 18:21
Vjosa Osmani dhe Shpend Ahmeti

Gara për të parin e Kryeqytetit pritet të jetë mjaft e ashpër. Ndonëse kishte parlajmëruar se qysh në muajin maj do të publikojë kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lidhja Demokratike ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Vjosa Osmani e Ismet Beqiri, tashmë janë propozuar nga degët e tyre përkatëse si kandidat të mundshëm për Kryetar të Prishtinës. Ditë më parë u raportua se Dega e Tretë e LDK-së e ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për Kryetare të Komunës së Prishtinës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i degës së parë të LDK-së, e cila ka nominuar ish Kryetarin Ismet Beqiri si kandidat për të fituar Kryeqytetin.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se me Vjosën, LDK-ja ka shumë gjasa për të rimarr Prishtinën.

Gazeta e ka pasur të pamundur që të vë në kontakt dy kandidatët e lartcekur.  Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se me Vjosën, LDK-ja ka shumë gjasa për të rimarr Prishtinën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat