Në panik nga Gjykata Speciale, Thaçi harron themelimin e Ushtrisë

Politika

Në panik nga Gjykata Speciale, Thaçi harron themelimin e Ushtrisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 korrik 2017 Në ora: 17:46
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës se Kosovës  muaj më parë bëri një premtim aspak të lehtë dhe vështirë të realizueshëm, që kishte të bënte me formimin e Ushtrisë se Kosovës. Ky premtim i Thaçit u mor me dyshime pasi që trasnformimi i FSK-së në ushtri del të jetë çështje e vështire si pasojë e kundërshtimit të ashpër të listës serbe që kanë për ushtrinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi pat deklaruar se janë të penguar nga Beogradi për bërjen e Ushtrisë, por hezitim për ushtrinë e Kosovës patën shprehur edhe faktori ndërkombëtar. Aktualisht çështja e Ushtrisë ka mbet në heshtje.

Ideja për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ka hasur në hezitimin e partnerëve kyç të vendit, siç janë ShBA-të dhe NATO. Deputetë nga opozita kanë vlerësuar se Hashim Thaçi ka guxim vetëm të punoj vetëm kundër shtetit të vet. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat