Deputetët që po godasin ultë njëri-tjetrin

Politika

Deputetët që po godasin ultë njëri-tjetrin

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 14 korrik 2017 Në ora: 18:29
ilustrim

Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit ka nisur të tensionohet. Ditëve të fundit kanë shpërthyer në akuza deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës që u zgjodhën për të përfaqësuar interesin e qytetarëve, po përdorin gjuhë jo adekuate ndaj njëri tjetrit.

Rivaliteti i ashpër politik, pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ka bërë që fyerjet e ndërsjella ndërmjet dy subjekteve të sipërpërmendura ta kalojnë në rrafshin personal. Rrjetet sociale u kanë ofruar mundësinë këtyre deputetëve të shprehin mllefin ndaj njëri tjetrit, por kjo nuk është gjuha që duhet ta përdor dikush nga i cili priten vendime të rëndësishme për vendin.

Sociologët kanë vlerësuar se me gjuhën aktuale denigruese, shumica e deputeteve të Kosovës (pa dallime partiake), as që e meritojnë statusin e të qenit përfaqësues legjitim të qytetarisë së Kosovës!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat