Ish anëtari SHIK-ut flet për nofkën “Smajli”: Haradinaj u rreshtua me ata që deshën ta vrasin në Klinë

Politika

Ish anëtari SHIK-ut flet për nofkën “Smajli”: Haradinaj u rreshtua me ata që deshën ta vrasin në Klinë

Nga: Bota sot Më: 15 korrik 2017 Në ora: 08:33
Ramush Haradinaj

Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari, ka thënë se me koalicionin e klanit “Pronto”, Haradinaj ka dhënë vetëm zhgënjim. Sipas Miftarit, Ramush Haradinaj është rreshtuar me ata që deshën ta vrasin në Klinë gjatë zgjedhjeve lokale vite më parë.

“Ramushi është rreshtuar me ata që deshën ta vrasin në Klinë gjatë zgjedhjeve lokale më parë, kur dhjetëra kallashnikov ia zunë priten, por e parandaloi atë masakaër një komandant, sot deputet i VV-së. Ramushi u rreshtuar me ata njerëz që janë të zënë nga dosjet e UDB-së si bashkëpunëtor të tyre dikur dhe sot. Ramushi u rreshtua me njerëz që e kanë shitur dhe e kanë falur pasurinë e Kosovës biznesmenëve serb. Ramushi mund të bëhet kryeministër, por me këtë formulë, që e ka tani për tani, s’ka çka i duhet as posti i kryeministrit, pasi do ta nënvlerësoi dhe devalvoi vetveten”, ka thënë më tutje Naim Miftari.

Sipas tij, bashkimi me PDK është gabimi jetësor i Ramush Haradinajt.

“Ramush Haradinaj ka mundur t’i jepte shumë Kosovës, pasi edhe ka dhënë gjak dhe djersë, por ai tani s’mund t’i jap asgjë tjetër pos zhgënjim me Hashim Thaçin dhe klanin “Pronto” bashkë. Ramushi kësaj radhe u rreshtua bashkë më ata që kanë shkelur amanetin e dëshmorëve, me ata që e kanë gjakos Kosovën dhe kanë mbjell vëllavrasje në Kosovë (edhe Ramushit i kanë mbjellë vëllavrasje). Ai nuk mund të qeveris me ata që e kanë shkelur gjakun dhe djersën e popullit, duke i materializuar në pasuri marramendëse. Gabimi jetësor i Ramushit është rreshtimi me “Al Kapo bosat”, që e kanë shitur Kosovën, e kanë izoluar, e kanë varfëruar, e kanë etiketuar si çerdhe të ISIS-it, ata që nuk e dënuan asnjë kriminel serb gjerë më sot për krimet dhe gjenocidin që i bëri Serbia vendit tonë”, është shprehur Miftari.

Ai ka shtuar se me “Klanin Pronto” në Qeveri, timonin e ka presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli prapë.

Sa i përket deklaratës së zëdhënësit të VV-së Shkodran Hoti për storien “Smajli”, sipas Miftarit nuk është mirë të flitet nga askush pa verifikim.

“Sa i përket deklaratës së zëdhënësit të VV-së Shkodran Hoti për storien “Smajli”, sipas Miftarit nuk është mirë të flitet nga askush pa verifikim. Partitë politike shqiptare në Kosovës duhet t’i ulin tonet fyese dhe të bashkëpunojnë ndër vete e të mos e sjellin punën deri aty që kryeministri qeverinë të na formoi Beogradi. Kosova nuk e ka luksin t’i ketë partitë shqiptare të armiqësuara, pasi kjo armiqësi është e mbjellur nga armiqtë tan, pasi nëse kryeministri vjen me ndihmën e votave të Beogradit, Haradinaj duhet të ketë shumë kujdes. I kisha lutur partitë politike të bashkohen, lini interesat personale sot o kurrë ju duhet unitet e pse të mos t’i kemi 100 vota shqiptare në një vend kur e do atdheu”, ka përfunduar Naim Miftari për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat