“Nëse Haradinaj formon Qeverinë me Listën Serbe, vendimet më të rëndësishme varen nga Serbia”

Politika

“Nëse Haradinaj formon Qeverinë me Listën Serbe, vendimet më të rëndësishme varen nga Serbia”

Nga: Bota sot Më: 15 korrik 2017 Në ora: 13:55
Ramush Haradinaj

Formimi i Qeverisë është çështja politike e cila po diskutohet më së shumti aktualisht.

Derisa nga koalicioni PAN thonë se i kanë numrat, ka të tillë që thonë se ata nuk do të formojnë qeverinë.

Kështu mendon edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se PAN e ka të pamundur ta formojë qeverinë, por që sipas tij as nuk duhet të formohet qeveria me deputetë të kontrabanduar dhe me Listën Serbe, pasi nëse formohet me të, atëherë vendimet më të rëndësishme varen nga Beogradi.

Image
Agim Bahtiri

" Ashtu sikur paraqitet gjendja sot, konsiderojmë se koalicioni PAN e ka të pamundur të formoj një qeveri stabile. As vendit e as qytetarëve nuk ju bënë nderë që PAN-i të kontrabandoj ndonjë deputet për të formuar Qeverinë e re në bashkëpunim me Listën serbe, sepse atëherë vendimet më të rëndësishme do të vareshin nga Beogradi, e cila ka nën kontroll të plotë Listën serbe”, është shprehur Bahtiri për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket shkuarjes sërish në zgjedhje, ai ka thënë se nuk do t’i bënte mirë vendit.

“Jo, nuk e kemi këtë mendim, por njëkohësisht konsideroj se një opsion i tillë është i dëmshëm për proceset që e presim vendin. Kosova nuk duhet dhe nuk guxon të zvarrisë formimin e Qeverisë së re, sepse e presin shumë sfida e punë të pakryera, të cilat kërkojnë zgjidhje sa më shpejt”, ka thënë Bahtiri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat