Figura e dyshimtë e Ramush Haradinajt!

Politika

Figura e dyshimtë e Ramush Haradinajt!

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 korrik 2017 Në ora: 15:12
Ramush Haradinaj

“Në rastin e Haradinajt do te duhej vërtetë të shikohet figura e tij nga paslufta e tutje, si e beri  gjithë atë pasuri milionëshe pa asnjë ditë pune, të hulumtohet për lidhjet e tija të përfolura me haraçin dhe bandat mafioze”,  ka thënë Mehmeti.

Figura e kandidatit për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj, shihet më dyshime të shumta nga analistët, për shkak se ky i fundit gjithë vitet e tij në politikë i ka bërë kushtuar një posti që sipas tij është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër, posti i kryeministrit. Analistët politik vlerësojnë se figura e Ramush Haradinaj nuk është e duhura për kryeministër vendi, pasi që sipas tyre duhet që së pari të hulumtohen lidhjet e tij më haraçin dhe bandat mafioze dhe të deklarohet se si e bëri gjithë atë pasuri.

Po ashtu, sipas tyre, Haradinaj mund të jetë kryeministër vendi, por thonë që jehonë mund të ketë vetëm në rrafshin e Dukagjinit prej nga edhe vjen ai, por në mbarë Kosovën nuk mund të jetë figurë unifkuese, ndërsa për ndërkombëtaret do të jetë vetëm një ish komandat lufte.

“Ramush Haradinaj, pasuri milionëshe pa asnjë ditë pune”

Analisti Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në Kosovë do të duhej të praktikohej ligji i lustrimit, ligj i cili sipas tij do të bënte qe çdo person që synon poste publike të verifikohet pastërtia e figurës se tij.

Image
Faton Mehmeti

“Fatkeqësisht tek ne ende nuk  praktikohet Ligji i Lustrimit, që do bënte të mundur që çdo person që synon poste publike të verifikohet pastërtia e figurës së tij. Prandaj, tek ne edhe kriminelet mund të behën deputet, ministra, kryeministër apo kryetar shteti. Edhe në rastin e Haradinajt do te duhej vërtetë të shikohet figura e tij nga paslufta e tutje, si e beri  gjithë atë pasuri milionëshe pa asnjë ditë pune, të hulumtohet për lidhjet e tija të përfolura me haraçin dhe bandat mafioze”,  ka thënë Mehmeti.

Sipas tij hulumtimi për Haradinajn nuk pritet të ndodh, pasi sipas Mehmeti vlerëson se disa njerëz janë mbi ligjin dhe e bëjnë ligjin vet.

Sipas tij, në këtë rast duhet të funksionalizohet ligji për konfiskim të pasurisë ndaj të gjithë atyre që nuk kanë argumente ligjore për të vërtetuar pasurinë e tyre.

“Fatkeqësisht jemi ende shumë larg nga të qenit shtet serioz, përveç një shteti ne duart e bandave qe iu shërbejnë bandave dhe çdo dite shton bandat dhe pakëson intelektualet. Ndërkombëtaret shpesh herë dëshirojnë të kenë punë me njerëz të kriminalizuar, pasi i shantazhojnë më lehtë dhe kështu i arrijnë më lehtë qëllimet e tyre, kështu kanë vepruar më Hashimin dhe kështu do veprojnë me Ramushin, nëse eventualisht bëhet kryeministër”,  ka përfunduar analisti Faton Mehmeti.

Ne lidhje me ketë ka qenë e pa mundur të merret një qëndrim zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Asnjë nga zyrtarët e kësaj partie nuk pranuar të jep ndonjë deklaratë më figurën e Haradinajt, i cili shumë shpesh është përfol për raste të haraçit  dhe pasurinë që ai posedon.

Haradinaj në sytë e ndërkombëtarëve

Kurse analisti politik Ali Hertica ka thënë për “Bota sot” se Kosova është në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike, duke bërë thirrje që sa më shpejt i duhet formimi i institucioneve dhe qeverisë.

Image
Ali Hertica

“Shteti i Kosovës është në një situatë të rendë ekonomike dhe politike sepse  tani shteti nuk ka institucione te cilat duhet te përfaqësojnë denjësisht shtetin në gjithë arenën ndërkombëtare si qeveri më parlament që duhet te marr vendime madhore për shtetin. Qeveria e skaduar është vetëm si hije dhe asgjë më  shumë, andaj shtetit të Kosovës i duhet sa më shpejtë të ketë qeveri  dhe parlament apo të shkojë tek subjekti i  dytë që ta formon qeverinë ashtu siç është e paraparë më Kushtetutë te Kosovës”, ka thënë Hertica.

Sipas tij në rast se kjo dështon kryetari i vendit duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme sepse shteti nuk guxon të prolongon nga ata që janë të etur vetëm për pushtet.

“Figura e Haradinajt është një figurë e cila do të ketë jehonë thuajse vetëm në rajonin e Dukagjinit dhe jo në ter Kosovën. Ramush Haradinaj në syrin e faktorit ndërkombëtar shihet si një komandant  lufte, faktori ndërkombëtar nuk ka të drejtë të marr shënjestër askënd sepse ata nuk e kanë nominuar e as dhenë votën, ketë të derjtë e ka vetëm sovrani dhe askush tjetër. Faktori ndërkombëtar Haradinajn do ta shoh  vetëm si një kryeministër ,sepse ai ishte edhe një herë kryeministër ku edhe atëherë faktori ndërkombëtar e njihte Haradinajn”, ka thënë ai.

Hertica shton se skenës politike i duhet liderë politikë që janë pa skandale.

“Në skenën politike të Kosovës thuajse të gjithë liderët politike kanë skandale te të gjitha kategorive ,por ato le te mbeten çështje për gjyqësisë  dhe ajo është e cila jap verdiktin e fundit për çdo lider apo qytetar i cili shkel mbi bazat e ligjit dhe rendit dhe kushtetutën e shtetit “ka përfunduar analisti Ali Hertica.

“PDK, mund ta djegë Haradinajn”

Kurse analisti politik Islam Krasniqi ka thënë se Haradinaj është njeriu i duhur për të formuar qeverinë e ardhshme të Republikës se Kosovës.

Image
Islam Krasniqi

“Nëse PAN-i ka numrat dhe arrin të formojë qeverinë Haradinaj do të ishte njëri i duhur për të udhëhequr qeverinë, sepse e ka energjinë dhe forcën, e në raste të caktuara mund të përdor edhe fuqinë”,  ka thënë Krasniqi.

Sipas tij bashkësia ndërkombëtare do e pranonte Haradinajn si kryeministër, pavarësisht asaj së çfarë flitet në opinion, pasi sipas tij Haradinaj është shpallur i pa fajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

 “Nuk e di sa e ka fuqinë brenda PAN-it i cili nuk do e mbështes në shumë çështje të rëndësishme sepse politikat e PDK-së është vetëm djegia e partive apo edhe e liderëve të subjekteve tjera”, është shprehur Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat