Detaje nga viti 2014, AAK fajtorja kryesore për prishjen e koalicionit VLAN

Politika

Detaje nga viti 2014, AAK fajtorja kryesore për prishjen e koalicionit VLAN

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 korrik 2017 Në ora: 18:31
Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, thotë se LDK-ja është penalizuar nga koalicioni me PDK-në, mirëpo ajo nuk është dobësuar.

Mustafa në një intervistë për “Bota sot” është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë ta përmirësojë komunikimin me votuesit dhe t’i ripërtërijë aderuesit e saj.

Duke folur rreth koalicioneve të mundshme, Mustafa, ka pohuar se në rast të marrjes së Kryeministrisë ndoshta do të formonin koalicion me Vetëvendosjen, kurse një koalicion me PDK-në e ka përjashtuar nga të gjitha mundësitë.

Mustafa gjithashtu ka treguar marrëveshjet e koaliconit VLAN në 2014 si dhe arsyet që LDK-ja ishte larguar për t’i  bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës.

(Pjesën e parë të intervistës mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat