"PAN mund të shpërbëhet, AAK dhe Nisma mund të shkëputen nga PDK" - Bota Sot
"PAN mund të shpërbëhet, AAK dhe Nisma mund të shkëputen nga PDK"

Politika

E hënë, 25 shtator 2017

"PAN mund të shpërbëhet, AAK dhe Nisma mund të shkëputen nga PDK"

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 korrik 2017 Në ora: 07:44
Krerët e koalicionit PAN

Sipas analistëve, koalicioni PAN është formuar mbi bazën e interesit personal të Ramushit për postin e kryeministrit, dhe nëse VV apo LAA do e nominimin Ramushin për postin e kryeministrit do bënte koalicion me secilën prej tyre.

Ende nuk dihet nëse  ka ndonjë gjasë që AAK dhe Nisma ta lënë PDK-në të vetme dhe të bashkohen me LAA-ne dhe Vetëvendosjen për formimin e qeverisë. Ditë më parë LAA dhe Vetëvendosje janë shprehur për një koalicion me AAK-në dhe Nismën, derisa kanë refuzuar PDK-në. Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se partitë politike nuk kanë parime por vetëm interesa të cilat shndërrohen në pazare, dhe në këtë sens edhe veprojnë. Sipas tyre, koalicioni PAN është formuar mbi bazën e interesit personal te Ramushit për postin e kryeministrit, dhe nëse VV apo LAA do e nominimin Ramushin për postin e kryeministrit do bënte koalicion me secilën prej tyre.

Image
Avni Arifi

AAK i qëndron besnik PAN-it  

Anëtari i AAK-së Avni Arifi duke folur rreth  asaj se a ka gjasa që AAK-ja dhe Nisma të lenë PDK-në të vetme dhe të bashkohen me LAA-në dhe Vetëvendosjen për formimin e qeverisë, ka thënë se jo nuk ka gjasa, meqë në ditët në vijim pritet krijimi i qeverisë ( brenda 10 ditësh)

“ LDK ishte me ne më 2014 dhe iku tek PDK-ja. VV ne i bëmë ofertë për qeveri me mandatar nga VV vitin e kaluar dhe na refuzuan sepse preferuan që AAK të shkrihet në VV. Për momentin AAK ka një marrëveshje me PDK-në dhe NISMA dhe ne i qëndrojmë besnik fjalës tonë”, ka thënë Arifi.

Zyrtari për informim në VV, Shkodran Hoti ka pohuar se para zgjedhjeve, shumë më herët, kemi thënë që PDK duhet të jetë në opozitë.

Sipas tij, AAK e NISMA fatkeqësisht hyn në një koalicion parazgjedhor të territ me ta, dhe ky ka qenë gabim jashtëzakonisht i madh.

Image
Shkodran Hoti

“Sidoqoftë, ne i kemi bërë thirrje AAK-së e NISMA-s që edhe tani ta braktisin koalicionin PAN, sikurse çdo deputeti që kundërshton kapjen e shtetit. Deri më tani nuk është dhënë ndonjë shenjë nga asnjëra se do të veprojnë në këtë mënyrë, prandaj, konsideroj se duke qëndruar përkrah PDK-së, partia e Haradinajt e Limajt po rreshtohen përfundimisht me kapësit e shtetit dhe po pamundësojnë që Kosova të marrë kahjen e zhvillimit, po e pamundësojnë ndryshimin”, ka thënë Hoti.

Zogaj: AAK dhe Nisma mund të shkëputen nga PDK

Ndërsa analisti Skënder Zogaj, ka thënë se në skenën e shthurur politike të Kosovës vetëm veprime të rregullta dhe dinjiotoze nuk mund të ketë, sepse, sipas tij, më e preferuara e të gjithave është shpërbërja, jo vetëm e koalicioneve, por edhe e të gjitha marrëveshjeve që janë bëre e mund të bëhen, e që në një moment nuk i konvenojnë botës së krimit, e cila është e varur nga shpërbërjet e çdo gjëje që tenton të ndërtohet.

Image
Skënder Zogaj

“Prandaj, nuk do të më befasonte fare shpërbërja e koalicionit PAN, por edhe e koalicionit LAA, sepse, në skenën politike të Kosovës mungon pika më elementare e respektimit të çfarëdo marrëveshjeje. Hamendjet brenda koalicionit PAN janë të hetueshme nëpër kuluare, por edhe nga zërat që dalin brenda partive e që përflasin mundësinë e shkëputjes së AAK dhe nismës me pretendimin e bashkimit me LAA dhe Vetëvendosjen me qëllimtë formimit të qeverisë. Pra, ka thashetheme dhe mund të ketë shkëputje, ndonëse, unë nuk shoh rezultat të qëndrueshëm dhe të dobishëm për dalje nga kriza me ripozicionimet e AAK-s dhe Nismës, sepse është rrahur shumë ujë në havan dhe është çatalluar mundësia e kthesës pozitive. Refuzimi eventual i PDK-s nga ana e AAK-s dhe Nismës do të ishte edhe një dëshmi më shumë se partitë tona janë "nuse lozonjare" të cilave nuk mund t'u besohet asnjëherë, sepse t'i lënë krushqit në udhë. Zgjidhja duhet të kërkohet nga procesi kushtetues i rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit, e nëse nuk arrihet formim i i qeverisë, atëherë të shkohet në zgjedhje të reja!”, ka thënë Zogaj.

Image
Blerim Burjani

PAN nuk mund të bëj qeveri stabile

Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se këto gjëra janë të mundshme në politike. Sipas tij,  PAN tani e ka të pamundur të formojë qeveri stabile , të qëndrueshme dhe që mund të funksionojë dhe të zgjedh probleme të mëdha siç është demarkacioni, themelimin e ushtrisë apo për të shkuar përpara me luftimin e kriminalitetit.

“Tash po thuajse të gjithë njerëzit e PAN që akuzoheshin prej organeve të drejtësisë të gjithë një nga një po lirohen pra kjo çështje është e kryer. Nëse PAN shpërbëhet atëherë mund të vijë të marrëveshje të reja në mes blloqeve politikë por në secilën variant bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese PAN i jep të drejtën e bërjes së qeverisë. Unë kam potencuar edhe më herët se do të ishte e rrugës që PAN të propozojë një kryeministër konsensual pra një njeri që do të përkrahshin partitë politike në Kuvend  dhe një njeri me kredibilitet i cili nuk është i PAN po mund të vjen nga bota akademike apo edhe ndonjë njëri tjetër i përgatitur për të udhëheqë shtetin përkohësisht deri në 2 vjet pra një qeveri teknike në të kundërtën shteti mund të shkojë ne zgjedhje prap”, ka thënë Burjani.

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë se kjo çështje e koalicionit, edhe njëherë po e shpërfaq grykësinë e subjekteve politike për pushtet si dhe përgjegjësinë ndaj vendit dhe qytetarëve.

Sipas tij, të gjitha kuazi arsyetimet për mos bashkëpunim, janë vetëm alibi deklarata, përderisa në anën tjetër japin sinjale për oreks.

“Mendoj se teorikisht mund të ndodhë që të prishet, por nuk besoj që do prishet. Së pari, nuk besoj që z. Haradinaj do ta lë PDK-në në këtë fazë, pasi që, megjithatë është ajo që ja mundësojë me qenë i nominuari ligjorë për ta bërë qeverinë. Këtë mundësi nuk ja ka pranua p.sh: Vetëvendosja as gjatë bashkëpunimit opozitarë. LDK në anën tjetër nuk besoj qe do t'ia ofronte postin e Kryeministrit në këtë formë. Këndej për mendimin tim, z.Haradinaj, duhet të qëndrojë siç është. Kjo betejë tani, nuk është kundër z. Thaçi, por kundër tij. As z. Veseli nuk është i provuar në bashkëpunim. Kështu që arsyet janë të pabazuara. Mendoj qe PAN do ta bëj qeverinë”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Image
Faton Mehmeti

Thaçi nuk ia dorëzon mandatin askujt përveç PDK-së

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se koalicionet tek janë të panatyrshme sepse mbi çdo gjë mbizotëron interesi.

Sipas tij, partitë politike nuk kanë parime por vetëm interesa të cilat shndërrohen në pazare, dhe në këtë sens edhe veprojnë.

“Edhe koalicioni PAN është formuar mbi bazën e interesit personal te Ramushit për postin e kryeministrit, edhe nëse VV apo LAA do e nominonin Ramushin për postin e kryeministrit do bënte koalicion me secilën prej tyre. Prandaj, më duket e vështirë që të shpërbëhet koalicioni PAN duke ditur se VV por edhe LAA nuk ia japin postin e kryeministrit Ramushit, por edhe në rast se ia ofrojnë një gjë të tillë prap se prap rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit e komplikon këtë gjë. Në zgjedhjet e 11 qershorit fitues doli PAN, por në rast se shpërbëhet prapë se prapë Thaçi nuk ia dorëzon askujt mandatin për ta formuar qeverinë pos PDK-së , duke u thirrur se ishte fituese bashkë me AAK dhe NISMA. Në këtë rast komplikohen aq shumë gjërat se Thaçi do shpall zgjedhjet përsëri, e nuk do ia dorëzonte askujt mandatin për të formuar qeverinë pa pajtimin e PDK-se. Besoj se për këtë edhe Ramushi është i njoftuar, prandaj ose do kontrabandoj ndonjë deputet për ti bërë 61 vota ose vendi do shkojë në zgjedhje, nuk ka skenar tjetër “, ka thënë Mehmeti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test