Flasin nga LDK dhe Vetëvendosje: Po punojmë për krijimin e Qeverisë - Bota Sot
Flasin nga LDK dhe Vetëvendosje: Po punojmë për krijimin e Qeverisë

Politika

E mërkurë, 23 gusht 2017

Flasin nga LDK dhe Vetëvendosje: Po punojmë për krijimin e Qeverisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 17 korrik 2017 Në ora: 10:43
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ende nuk e ka caktuar datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës duhet të thirret sa më parë nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, vlerësojnë anëtarë të partive politike. Sipas tyre në këtë rast presidenti haptas është duke e përkrah koalicionin PAN.

Takimi në mes Presidentit Hashim Thaçi dhe të nominuarit për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj duket se nuk ka sjell asgjë të re, përveç deklaratave se PAN i ka numrat për formimin e qeverisë, gjë kjo që një gjë hedhet poshtë nga LAA dhe Vetëvendosje. Aktualisht e gjithë kjo mbetet në duart e presidentit Thaçi.  Presidenti Thaçi ka afat deri më 8 gusht të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të dalë nga vota e 11 qershorit. Ne kemi insistuar që të marrim një përgjigje nga presidenca por kjo ka qenë e pa mundur. Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës duhet të thirret sa më parë nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, vlerësojnë anëtarë të partive politike. Sipas tyre në këtë rast presidenti haptas është duke e përkrah koalicionin PAN.

Image
Besa Gaxherri

Vonesat e panevojshme

Besa Gaxherri deputete nga LDK-ja ka thënë për “Bota sot” se kjo vonesë është pritë nga presidenti Thaçi dhe se as nga partitë që sipas saj e dërguan vendin në zgjedhje pa asnjë nevojë.

“Nuk pritet diçka më mirë as nga Presidenti vendit Hashim Thaçi e as nga këto partitë e tjera të cilat e dërguan vendin në zgjedhje pa asnjë arsye. Konsideroj se kjo na jep me kuptua edhe tash situatën kur ata pa asnjë lloj përgjegjësie dërguan vendin në zgjedhje dhe tash mbas zgjedhjeve neglizhojnë proceset, shihet qartë se nuk janë të interesuar për shtetin. I kanë secili arsyet e veta të pushtetit dhe klaneve, po ashtu kanë edhe afate kushtetuese dhe ligjore që normal se do të shkojnë deri në fund të afateve, por duhet urgjentisht të thirret seanca dhe te formohet qeveria sepse vendi ka shumë nevojë për institucione te veta dhe se presidenti Thaçi është vonuar në këtë drejtim”, ka thënë Gaxherri, duke shtuar se seanca duhet të thirret dhe të shihet nëse PAN i ka numrat, por që Gaxherri është e sigurte në atë se koalicion PAN nuk i ka numrat, dhe se ndoshta edhe vendi mund të shkoj në zgjedhje.

Kurse ne pyetjen  e drejtuar Gaxherrit, se a është e gatshme LDK të shkoj në koalicion më Vetëvendosjen, Gaxherri tha se LDK-ja po punon në atë drejtim për hir të vendit sidomos LDK ka qenë gjithmonë subjekt politik që gjithmonë mendon për shtetin por jo më çdo kusht të bëjmë koalicion me asnjë subjekt politik, sidomos më PDK-në asnjëherë.

Image
Shqipe Pantina

LAA dhe Vetëvendosje mund ta krijojnë qeverinë

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka kërkuar që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të thirret  seanca konstituive të Kuvendit, por që një gjë nuk është bërë. Vetëvendosje është e bindur se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe koalicioni LAA dhe Vetëvendosja mund të formojnë qeverinë.

“Presidenti e ka për obligim ta thërras seancën brenda afatit ligjor prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve. Pas konstituimit tq Kuvendit ai po ashtu e ka për obligim të mandatoj kandidatin për kryeministër. Unë besoj, se ne bashkë me koalicionin LAA mund ta formojmë qeverinë andaj nuk shoh arsye as për shkuarje në zgjedhje as për qeveri teknike”, ka thënë Shqipe Pantina deputete nga radhët e Vetëvendosjes.

Image
Arsim Haziri

Vendi në krizë të thellë institucionale

Ndryshe analisti politik Arsim Haziri ka thënë se Seanca mund të thirrej vetëm nëse eventualisht është arritur ndonjë marrëveshje e fshehtë mes koalicionit fitues dhe deputetëve të caktuar të subjekteve tjera.

“Realisht pa sigurimin e shumicës së thjesht vendi nuk mund të ketë të konstituar organet e veta, çka njëherit konsideroj se mund të dërgoj vendin drejt një krizë të thellë institucionale. Koalicioni aktual, fatkeqësisht nuk është duke u gjetur në pozitë të favorshme, çka njëherit ia ka pamundësuar edhe formimin e organeve vitale. Nëse eventualisht qeveria përgjatë dy raundeve nuk mund të konstituohet, vendi automatikisht shkon drejt një procesi të shpejt elektoral, çka për ekonominë tonë do të ishte tejet e kushtueshme” ka thënë Haziri.

Sipas tij rolin primar e posedon presidenti, i cili meqë është edhe brenda kompetencës, që e obligon për të garantuar funksionalitet demokratik të shtetit, ai do duhej të mandatonte kandidatin e subjektit të dytë, me idenë që vendi të mos rrëshqas brenda një situatë të rend.

“Nuk konsideroj se kish qenë e rrugës një qeverisje teknike, pasi vështir e ka edhe ti përmbyll disa nga proceset e rënda. Vendi do të mund të kishte prosperitet sikur potencialisht të harmonizohej një program qeverisës ndërmjet LVV-s, dhe LAA-s, ku do të mund të hidhte përfundimisht PDK-n në opozitë. Por këtu rol të rëndësishëm ka edhe presidenti i vendit, që besoj se heziton të mandaton koalicionin potencialisht të lidhur mes LVV dhe LAA” ka përfunduar analisti politik Arsim Haziri.

Procesi rreth thirrjes se seancën duhet të behet pasi që sipas normave kushtetuese menjëherë pas certifikimit te rezultateve duhet të behet një gjë e tillë.

Image
Skender Zogaj

Qeveria teknike e padobishme

Njohësi i çështjeve politike në vend Skender Zogaj ka thënë se tashmë presidenti nuk ka se çka pret, sepse gjithçka është në rregull për ta vazhduar procesin e konstituimin e qeverise, sipas normave kushtetuese, duke ia ofruar mundësinë fituesve.

“Rendin e ka koalicion PAN me të nominuarin për kryeministër Ramush Haradiajn që duhet t'i kërkojnë Presidentit mbajtjen e seancës për implementimin e zgjedhjeve 2017. Ky është hapi kryesor që duhet të bëhet në mënyrë që të shihet se ku jemi. Nëse PAN nuk arrinë të siguroj numrat, pasojnë rivalët, Vetëvendosja dhe LAA, që të tentojnë të formojnë qeverinë. Nëse edhe kjo dështon, krijimi i një qeverie teknike është mundësi e dytë, që unë nuk e shoh zgjidhje të dobishme, sepse kjo nuk e nxjerr vendin nga kriza politike që është krijuar nga partitë politike të degraduara që e kanë humbur skajshmërish dinjitetin elementar” ka thënë Zogaj. Ai po ashtu ka deklaruar se  zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhja më e mirë edhe pse janë shumë të kushtueshme për kushtet dhe rrethanat në të cilat ndodhet vendi. Por në rastin dhe për çastin më e mirë është udha më e veshtinë.

Ndryshe Faktori ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për themelim të institucioneve pa vonesa për të vazhduar me proceset e lëna në gjysmë që nga shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Kosova ende nuk e ka rishikuar buxhetin e këtij viti, gjë që lë pezull shumë projekte dhe iniciativa vendore dhe ndërkombëtare.

Ndër çështjet kryesore që e presin legjislaturën dhe qeverinë e ardhshme përveç buxhetit, janë edhe ratifikimi i Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi, dhe një  varg marrëveshjesh ndërkombëtare. Vonesat rrezikojnë edhe miliona euro nga mos ratifikimi i Marrëveshjes për fondet IPA 2016.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test