Haxhiu: I kemi votat, do të jetë një Qeveri që do të mbahet mend

Politika

Haxhiu: I kemi votat, do të jetë një Qeveri që do të mbahet mend

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 11:33
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se Qeveria do të votohet ditën kur do të mbahet seanca konstituive, me shumë gjasë gjatë kësaj jave.

“Besoj se është në interes të vendit që sa më parë të thirret seanca. Unë besoj shumë që konstituimi i Kuvendit do të ndodhë këtë javë, por njëkohësisht do të ndodhë edhe votimi i Qeverisë. Pra unë besoj që edhe Kuvendi, edhe Qeveria do të ndodhin në të njëjtën ditë”, ka deklaruar ajo.

Ajo më tej ka thënë se e rëndësishme është që koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e jo prej të cilave parti vijnë deputetët që i janë bashkuar PAN-it.

“Janë votat e mjaftueshme për të qenë Qeveria atë ditë. Do të jetë një Qeveri që do të mbahet mend në memorien e qytetarëve si më e suksesshmja. Nuk është me rëndësi nga cilat parti janë, por janë deputetë nga Parlamenti i Kosovës dhe që të gjithë deputetë të votuar prej qytetarëve. Janë votuar për të punuar për interes të vendit dhe ata duhet të veprojnë ashtu siç mendojnë vetë”, ka shtuar ajo.

Kurse kandidat për kryeparlamentar, sipas Haxhiut, pritet të jetë Kadri Veseli, sado që një gjë e tillë ende nuk është përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat