Ambasada amerikane: Nuk do të ndërhyjmë në formimin e institucioneve

Politika

Ambasada amerikane: Nuk do të ndërhyjmë në formimin e institucioneve

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 17 korrik 2017 Në ora: 17:42
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie

Nga 27 korriku Kosova mund të jetë më institucione të reja. Kështu u tha në media nga burime jozyrtare. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur Kuvendi i Kosovës do të thirrë seancën konstituive.

Ndërkombëtarët po bëjnë thirrje që Kosova të përshpejtoj hapat për formimin e qeverisë. Këto thirrje po drejtohen fillimisht tek Presidenti i Kosovës, e më pas të partitë politike që të koordinohen në mes vete.

Takimet e ambasadorit amerikan

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie tashmë ka zhvilluar disa takime me partitë politike për të diskutuar në këtë drejtim. Por Ambasada Amerikane thotë për “Bota sot”, se pavarësisht takimeve nuk e ka ndërmend të marrë ndonjë qëndrim se cilat parti do të formojnë qeverinë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat