“Ramush Haradinajn nuk e votojnë 3 deputetë të PDK-së!”

Politika

“Ramush Haradinajn nuk e votojnë 3 deputetë të PDK-së!”

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:26
Veseli Haradinaj

Gazetari dhe analisti Xhevat Rexhaj duke u thirrë në disa burime Brenda PDK-së, ka shkruar se sot në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, 3 deputetë të kësaj partie nuk janë të gatshëm të votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, dhe se PDK-në e ka kap një siklet i madh.

Ja postimi i tij në Facebook

Më shkruan një burim infoje nga Prishtina.
O Xhek po të tregoi se edhe sot ne mbledhejen e kryesise së PDK-se, ashte debatue se 3 deputetë nga PDK nuk janë të gatshem ta votojne Ramushin si kryeminsiter....jemi edhe na ne pdk në siklet....!

Koalicioni I PDK-së me AAK e Nismën përveç se I ka shkaktuar humbe të madhe PDK-së, duke humbur 10 deputetë, në këtë parti kanë shpërthyer reagime të ashpra të atyre që kanë qenë kundër kandidimit të Ramush Haradinajt për kryeminsitër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat