“Thaçi është kalkuluesi kryesor në shërbim të PAN-it”

Politika

“Thaçi është kalkuluesi kryesor në shërbim të PAN-it”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 korrik 2017 Në ora: 07:53
Hashim Thaçi

Edhe pse kanë kaluar gati dy javë që janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, Presidenti Thaçi ende nuk ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Përderisa nga koalicioni PAN deklarohen që i kanë siguruar numrat dhe janë në pritje të presidentit, partitë tjera drejtojnë kritika ndaj Thaçit, për të cilin thonë se është në shërbim të PAN-it.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, presidenti Thaçi është kalkuluesi kryesor dhe është në shërbim të koalicionit PAN i cili ka dal fitues në zgjedhjet e muajit të kaluar. Krejt kjo vonesë sipas Vetëvendosjes po bëhet për ta rritur presionin të subjekte dhe deputetë të caktuar në vazhdën e gjahut të ndonjë vote të munguar. Vonesën që presidenti Thaçi po e bënë për të thirrur seancën është e lidhur më atë se koalicioni PAN nuk ka mundur ende të sigurojë numrat për formimin e qeverisë e as votat për votimin e kryeparamentarit të Kuvendit të Kosovës.

Image
Ardian Arifaj

Ndërsa këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj ka thënë se ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca konsitutive.

 “Ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, do t’ju njoftojmë”, ka thënë në një deklaratë për media,  Adrian Arifaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.

Kurse Rexhep Selimi deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për “Bota sot” se nëse do ti kishin numrat e mjaftueshëm koalicioni PAN atëherë nuk do ta vononin thirrjen e seancës konstituive.

Thaçi në shërbim të PAN-it

“Jemi rreth 5 javë pas zgjedhjeve dhe ende nuk duket afër formimi i institucioneve të dala nga ato zgjedhje. Krejt kjo vonesë po behët për ta rritur presionin të subjekte dhe deputetë të caktuar në vazhdën e gjahut të ndonjë vote të munguar. Si gjithmonë, Thaçi është kalkuluesi kryesor në shërbim te PAN-it”, ka thënë Selimi.

Image
Rexhep Selimi

Në lidhje me vonesat e thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit, ka qenë e pa mundur të merret një deklaratë zyrtare nga deputetë të LDK-së të cilët nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen, dhe se kanë kërkuar që këto pyetje t’ia bëjmë vetëm AAK-së dhe Ramush Haradinaj, i cili sipas tyre po proglamon që i ka numrat për formimin e qeverisë.

Në pritje të Thaçit

Kurse zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë brenda afatit të tyre kushtetues e ligjor për krijimin e qeverisë së Kosovës.

Image
Muharrem Nitaj

“Pritet që presidenti i vendit në kuadër të kompetencave që ka, brenda këtij afati ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe menjëherë pas kësaj të procedohet edhe me votimin e Qeverisë. Prandaj fushata e disa partive dhe individëve, me gjoja shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit, është e sajuar dhe që për qëllim ka ta vë në lajthitje e ta mashtrojë opinionin publik”, ka thënë Nitaj.

Sipas tij partnerët e koalicionit PAN, janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm, jo për krijimin e numrave për të cilët po spekulohet skajshëm, por për krijimin e një baze më të gjerë politike qeverisëse, e që rezultati i këtyre konsultimeve do të dihet menjëherë pasi që Ramush Haradinaj, edhe zyrtarisht ta marrë mandatin për krijimin e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat