Si po dështon “gjahu” i PAN-it për blerjen e deputetëve nga LVV dhe LAA

Politika

Si po dështon “gjahu” i PAN-it për blerjen e deputetëve nga LVV dhe LAA

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 korrik 2017 Në ora: 17:35
Krerët e koalicionit PAN

“Besoj që nuk ka të vërtetë në ato deklarata të tyre, por çka është shqetësuese në ato deklarata është se po duan ta instalojnë një farë mënyrë normalizimin e kontrabandimit të vullnetit të qytetarëve. Pra po mundohen ta bëjnë që të duket normale që të trafikohet vullneti i qytetarëve dhe në këtë proces ti bindin njerëzit se është shumë normale që një deputet menjëherë pas zgjedhjeve të kalojë nga një forcë politike te tjetra”, ka thënë Dardan Velija, zyrtarë i LDK-së.

PAN nuk i ka numrat për kryetar kuvendi e as për qeveri, sepse po ti kishin numrat do ta thirrin seancën konstituive. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe deputet të subjekteve të ndryshme politike. Sipas tyre këtë propagandë politike, po e bëjnë me qëllim që të tentojnë të krijojnë përçarje në blloqet tjera politike.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se mbledhja konstituive e Kuvendit nuk thirret për shkak se koalicioni PAN nuk i ka numrat.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ata që trumbetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet janë të heshtur dhe pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.

Sipas Hotit, LDK-ja mbetet e përkushtuar fuqishëm të dëshmojë si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik dhe ata nuk blejnë as nuk sheshin votën e qytetarit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat