Numrat që po e lënë Kosovën në vendnumëro

Politika

Numrat që po e lënë Kosovën në vendnumëro

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 18 korrik 2017 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Kosova po vazhdon të jetë në një krizë politike edhe një muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor. Koalicioni fitues i 11 qershorit po ngarend pas numrave për formimin e institucioneve të reja. Madje, ky koalicion duket se nuk i ka numrat as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që është hapi i parë që i hapë rrugën formimit të qeverisë. Po ti kishin numrat, e pakta që mund të bëhej në këtë situatë do të ishte konstituimi i Kuvendit.

Po as këta nuk i kanë. Si pasojë e kësaj, Kosova po vazhdon me gjendjen vendnumëro. Gjithë kjo për shkak të klasës politike që e përfaqëson. Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse pësoi rënie në këto zgjedhje, nuk po mundet të ballafaqohet me mbetjen në opozitë. AAK-ja po përjeton “delirin”, e kënaqësisë me postin e ofruar të Kryeministrit, ndërsa Nisma po rri nën hijen e dy të parave.

Veç deklaratave boshe, nuk po dëgjohet diçka tjetër ditëve të fundit. Presidenti Thaçi, ndonëse po akuzohet se po i mbanë krahun koalicionit PAN, po e ruan qetësinë dhe nuk po ngutet për thirrjen e seancës konstituive. Kësisoj, më as nuk po përmendet premtimi i Haradinajt për liberalizim të vizave brenda tre muajsh.

Si për ironi te tij, tre muaj po i merr vetëm procesi i formimit të institucioneve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat