Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka shënuar hapa pozitiv në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.
Kryeministri Mustafa thotë se Kosova ka nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, ka vendosur raporte partneriteti me autoritetet evropiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, etj.
Postimi i plotë në Facebook:
Integrimi në Bashkimin Evropian, bashkë me anëtarësimin në NATO dhe ruajtjen e miqësisë permanente me SHBA-të, nuk janë trend i kalkuluar, por vizion dhe përcaktim popullor i qytetarëve të Kosovës.
Qeveria jonë, me gjithë sabotimet e shumëanshme, ka bërë hapa historik në proceset eurointegruese duke nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, duke përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, duke vendosur raporte partneriteti me autoritetet evropiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në iniciativat evropiane, ku kemi përfituar projekte konkrete e kemi parandaluar nisma të dëmshme për vendin... /BS