Flasin nga LDK për ftesën e Presidentit: Ja kur vendos LDK dhe pse Thaçi po vonon thirrjen e seancës

Politika

Flasin nga LDK për ftesën e Presidentit: Ja kur vendos LDK dhe pse Thaçi po vonon thirrjen e seancës

Nga: P.R Më: 19 korrik 2017 Në ora: 17:48
Amend Zemaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ për ditën e Hënë, në mënyrë që të vendoset për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, me qëllim që t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.

Deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigjie për ftesën e Thaçit.

Por vonesa e thirrjes së seancës së Kuvendit nga Thaçi, është kritikuar nga partitë në Kosovës, e ku LDK dhe Vetëvendosje kanë theksuar se Presidenti po i shërben koalicionit PAN, për të cilin thonë se nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Në lidhje me ftesën e Thaçit, deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se për këtë LDK do të vendosë nesër ku grupi parlamentar do të mbajë takim.

“Nesër ka takim GP sigurisht do ketë edhe një qëndrim zyrtar, personalisht e shoh te paarsyeshëm thirrjen e një takimi të tille, në këtë kohe kur duhet që ligjërisht Presidenti ta bëj thirrjen e seancës. Ndërsa me përgatitjen është kryesia e vjetër me përfaqësuesit e subjekteve qe kane fituar vende ata qe merren në afatin e paraparë me rregullore të kuvendit”, thotë Zemaj.

Sipas tij, e gjithë kjo vonesë nga Thaçi është tendencë për shtyrje, pasi PAN, nuk i ka numrat për Qeverinë

“Këtë e shoh vetëm tendencë për shtyrje për arsyet e njohura tani qe koalicioni PAN nuk ka mundësin qe te krijoj qeverinë. Dhe shtyrjet e tilla janë precedent i keq për institucionin e Presidentit”, është shprehur Armend Zemaj, deputet i LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat