Flet ish agjenti i SHIK-ut, tregon kush duhet të hetohet nga Gjykata Speciale

Politika

Flet ish agjenti i SHIK-ut, tregon kush duhet të hetohet nga Gjykata Speciale

Nga: Bota sot Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Ish agjenti i SHIK-ut dhe ish luftëtari i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se është Serbia dhe ata që kryen krime në Kosovë që duhet të hetohen nga Gjykata Speciale dhe jo UÇK-ja.

“Do ta ceki se gjykata speciale është një padrejtësi e madhe që i bëhet popullit tanë, vendit tanë dhe sidomos UÇK-së, pasi nuk merret me krimet, masakrat, dhunimet, pastrimin etnik, gjenocidin, djegiet dhe vrasjet serbe kundër popullit tanë mbi 14.000 vrasje (kufoma) e shumë të zhdukura, kriminelët janë të pa dënuar, ato kufoma presin përgjigje akoma nga ne si shtet.. Por edhe kjo gjykatë vjen si rezultat i mos punës tonë, mos punës së shtetit të Kosovës e cila në vend që ta bënte vet një gjykatë-drejtësi të drejtë dhe neutrale ndaj politikës por të punojë vetëm sipas ligjit, qeveritë tona shndërruan gjykatat tona në mbrojtje të mafisë dhe në mbrojtje të klasës politike e cila ishte korruptuar dhe pas luftës nuk iu interesonin asgjë tjetër pos pasurimi sa më i shpejtë i tyre dhe klaneve të tyre ku do ta cekja klanin kryesor me rolin kryesor të Hashim Thaçit tani president i ''joni''”, është shprehur Miftari për gazetën “Bota sot”.     

Image
Naim Miftari

Miftari përmend edhe personin që sipas tij duhet të hetohet nga Specialja, pasi ai edhe është në raportin e Dick Martyt.

“Normalisht qe tani ndihet pak edhe frika e politikanëve nga kjo gjykatë e padrejtë por e kuptueshme se a thua Gjykata Speciale do t’i godasë interesat e tyre apo edhe ata vet dhe frika se dikush në gjykatë i akuzuar ose dëshmitar do t’i përmend emrat e tyre është i madh dhe i arsyeshëm. Sipas meje puna e kësaj Gjykatës Speciale nuk ka kurrfarë kuptimi nëse nuk e gjykon njeriun kryesor që përmendet në raportin e senatorit Dick Marty, si përgjegjës për vrasje të kundërshtarëve politikë, shkatërrim të pronave, trafikim me armë, drogë....e në fakt behet fjalë për presidentin ''tonë'' sot i cili edhe ashtu është fajtor kryesor pse dështoi shteti, pse nuk bëri gjykatat tona të zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë, po ashtu i njëjti ishte presidenti ai që i detyroi me forcë ta votojnë deputetët këtë gjykatë ndërkombëtare dhe në anën tjetër ishte njeriu kryesor i këtij hetimi ndërkombëtar që solli këtë gjykatë mbi supet tona sot, Por jam i bindur dhe e di se kjo gjykatë është pazar politik dhe nuk do ta gjykojë këtë fajtor për të gjitha krimet e akuzuar pos për tregti me organe e cila akuzë është gënjeshtër antishqiptare e Dik Martit akuzë e sponzoruar nga DUMA Ruse dhe FSB Ruse e ndihmuar nga Beogradi. S’kam besim në rezultatet e kësaj gjykate por nëse arrin edhe vetëm një vrasje apo një krim ta zbulojë, do ta përkrahja dhe do ta përgëzoja pasi krimi është krim pa marrë parasysh kush është autor apo viktimë dhe krimineli kryesor që është Serbia, amnistohet nga kjo gjykatë”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat