Mposhtet lufta speciale kundër LDK-së

Politika

Mposhtet lufta speciale kundër LDK-së

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 korrik 2017 Në ora: 17:44
Takimi i koalicionit LAA te zyret e LDK-së

“Unë mendoj që këtij konspiracioni i ka dal. nuk ka më asnjë kuptim më ky konspiracion që është sjell nëpër media që sa kohë. Ne jemi koalicion të palëkundur 29 veta, si parti politike e kemi bërë të qartë. Unë lus mediat dhe gjithë qarqet tjera që të lënë konspiracionin dhe të merren me tema më serioze”, ka thënë Avdullah Hoti kandidat për Kryeministër nga koalicioni LAA. 

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa janë të palëkundur në qëndrimin e tyre për të mos përkrahur koalicionin PAN në formimin e Qeverisë.

Një qëndrim të tillë e kanë bërë të ditur edhe një herë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LAA-së, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe  kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, të cilët janë shprehur se do të vazhdojnë të jenë të vendosur për të qëndruar bashkë.

Kandidati për kryeministër i koalicionit LAA Avdullah Hoti, e ka quajtur konspiracion mundësinë që deputetët e AKR-së ta braktisin koalicionin dhe të shkojnë me PAN-in.

“Unë mendoj që këtij konspiracioni i ka dal. nuk ka më asnjë kuptim më ky konspiracion që është sjell nëpër media që sa kohë. Ne jemi koalicion të palëkundur 29 veta, si parti politike e kemi bërë të qartë. Unë lus mediat dhe gjithë qarqet tjera që të lënë konspiracionin dhe të merren me tema më serioze”, u shpreh Hoti. 

Ndrësa Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo parti i mbetet besnike bashkimit me LDK-në, Alternativën dhe të tjerët.

Sipas tij,  nuk ka asgjë të vërtetë që dikush nga AKR-ja do ta votojë Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për kryeministër.

Kurse deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda thotë se mbledhja e koalicionit në selinë e LDK-së ka qenë e rregullt, si grup i përbashkët parlamentar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Prëmtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat