E ardhmja e Kosovës nën “kthetrat” e komandantëve

Politika

E ardhmja e Kosovës nën “kthetrat” e komandantëve

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 21 korrik 2017 Në ora: 19:32
ilustrim

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare sa i përket formimit të institucioneve të reja. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka ftuar të hënën për një takim përfaqësuesit e subjekteve politike në mënyrë që të koordinohen për thirrjen e seancës. Një hap i tillë, i ndërmarr nga Presidenti Thaçi, u konsiderua si shkelje e kompetencave. Koalicioni PAN as pas shumë përpjekjeve ligjore e “joligjore”, nuk po mund t`i bëj numrat për formimin e qeverisë e madje as zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Koalicioni LDK-AKR-Alternativa po presin me padurim dështimin e PAN-it në mënyrë që të provojnë ta bëjnë së bashku qeverinë. E krejt ky hap do të varet nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili kishte deklaruar se do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Duke mos gjetur mënyrë për tjetër për ti bindur kundërshtarët, koalicion PAN ka vënë në lëvizje agjentët politik për të shtuar presionin dhe shantazhin kundrejt koalicionit kundërshtar LAA.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat