LDK dhe Vetëvendosje pajtohen për Kryeministrin

Politika

LDK dhe Vetëvendosje pajtohen për Kryeministrin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 korrik 2017 Në ora: 19:46
Mustafa dhe Kurti

Procesi i negocimit në mes LVV-së dhe LDK-së nuk është aspak i lehtë , për shkak të divergjencave politike dhe ideologjike të ndryshme që kanë ndërmjet veti këto subjekte politike.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike pasi sipas tyre, lidershipi i të dyja subjekteve politike duhet të reflektojnë seriozitetin e tyre, pasi Kosovën e presin vendime të mëdha që do ta determinojnë edhe të ardhmen e sajë.

Ata kanë vlerësuar se çdo opsion tjetër, do të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen e integrimeve të saja euro-atlantike”

LDK ka në fokus harmonizimin e programeve

Kandidati për deputet në LDK, Dardan Velija duke folur rreth asaj se sa mund të jetë i tejkalueshëm problemi për pozitën e kryeministrit mes LDK-së dhe VV-së për ta nxjerr koalicionin “Pronto” në opozitë ka thënë se LDK-ja e ka bërë disa herë të qartë që në negociatat e mundshme me subjektet e tjera, jashtë lijave të kuqe, fokusi i saj do të jetë te programet, e jo tek njerëzit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat