“Presidenti Thaçi po luan rolin e kryetarit të PDK-së”

Politika

“Presidenti Thaçi po luan rolin e kryetarit të PDK-së”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 korrik 2017 Në ora: 19:28
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi / Foto "Bota sot"

“Presidenti Thaçi ka arsye që benë punët e huaja, pasi ndjehet se është zot i të gjithëve, i duket vetja si baba i kombit. Ai ndërhyn nga frika sepse ai ka frikë nëse nuk formohet qeveria me PDK-në, me partinë e tij. Ka frikë që të jetë ndonjë qeveri jashtë partisë se tij. Thaçi nuk njeh kompetenca, ai mendon se i ka të gjitha kompetencat, ai beson se edhe dimri edhe vera janë në kompetencën e tij” ka thënë Rexhep Shahu.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe një herë është vënë në qendër të kritikave me nismat e tij. Thirrja e tij e fundit për takim konsultativ me partitë politike po vlerësohet si blerje kohe për PAN-in. Po ashtu takimi qe presidenti Thaçi beri me Kadri Veselin, Sami Lushtakun dhe Rrahim Pacollin nga AKR është vlerësuar si jo i drejtë dhe aspak parimor. Analistet vlerësojnë se presidenti i vendit nuk e dinë se çka do të thotë me qenë president por e luan rolin e kryetarit të PDK-së.

Analisti Rexhep Shahu ka thënë për Bota sot se presidenti Thaçi nuk e di çfarë është, nuk e di çfarë do të thotë të jetë president, ngaqë i duket pak që është president por dëshiron të jetë edhe kryetar PDK-së edhe kryeministër, i fut hundët në punët e huaja.

“Presidenti Thaçi ka arsye që benë punët e huaja, pasi ndjehet se është zot i të gjithëve, i duket vetja si baba i kombit. Ai ndërhyn nga frika sepse ai ka frikë nëse nuk formohet qeveria me PDK-në, me partinë e tij. Ka frikë që të jetë ndonjë qeveri jashtë partisë se tij. Thaçi nuk njeh kompetenca, ai mendon se i ka të gjitha kompetencat, ai beson se edhe dimri edhe vera janë në kompetencën e tij” ka thënë Shahu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat