Hoxhaj: I preferuar i PDK-së për kryeparlamentar është Kadri Veseli

Politika

Hoxhaj: I preferuar i PDK-së për kryeparlamentar është Kadri Veseli

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 22:10
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se emrat e deputetëve që do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër do të dihen para seancës konstituive të Kuvendit.

Në një intervistë për media, ai ka treguar se gjatë javës që lamë pas Haradinaj ka marrë mbështetjen e disa deputetëve jashtë koalicionit PAN për formimin e qeverisë.

Sa i përket propozimit të PDK’së për kryeparlamentar, Hoxhaj ka thënë se i preferuar i PDK’së për këtë post është lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, ndonëse ky i fundit ende nuk ka vendosur për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat