Ende nuk dihet kur do të mbahet seanca konstituive

Politika

Ende nuk dihet kur do të mbahet seanca konstituive

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 08:47
Kuvendi i Kosoves

Përfaqësues të koalicionit PAN, megjithëse më herët kishin deklaruar se seanca konstituove do të mbahet më 28 korrik, tani thonë se nuk e dinë kur do të mbahet, pasi askush nuk i ka lajmëruar ende asgjë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës. “Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë”, ka thënë Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat