Astrit Dehari në asnjë mënyrë nuk është dashur të lihet vetë në dhomë

Politika

Astrit Dehari në asnjë mënyrë nuk është dashur të lihet vetë në dhomë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 25 korrik 2017 Në ora: 19:03
Behxhet Shala

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Behxhet Shala Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut thotë se Kosova nuk ka kapacitet as politik as ligjor as material ti mbroj apo ti respektoj të drejtat e njeriut në përputhje me standarde ndërkombëtare. Shala flet për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari, duke theksuar se Dehari nuk është dashur të lihet vet në dhomë.Po ashtu ai flet për situatën politike në vend.

“Bota sot”: E dimë qe ka shkelje te të drejtave të njeriut ne Kosove, ama cila është sfera apo fusha ku shkeljet janë më të mëdha?

Behxhet Shala: Po realisht çfarë shteti kemi, çfarë ligje kemi të tilla i kemi edhe të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut nuk e mbrojnë individin, të drejtat e njeriut nuk e shkelin individin, te drejtat e njeriut i shkel ligji dhe i mbron ligji. Kosova në kontestin ekonomik o social që e ka tani më një varfëri të madhe dhe pa punësi të lartë dhe pa perspektivë nuk mund të jetë shembull për të drejtat e njeriut. Tani kemi ligje të mira ,Kosova i ka ligjet të shkëlqyeshme për të gjitha fushat e në veçanti për të drejtat e njeriut sepse aty të inkorporuara të gjitha dokumentet relevante më të cilat rregullohen të drejtat e njeriut  e tjetër është çka shkruhet e tjetër është sa zbatohen. Kosova nuk ka kapacitet as politik as ligjor as material ti mbroj apo ti respektoj të drejtat e njeriut në përputhje me standarde ndërkombëtare, neve na është ngarkuar një barrë e madhe, e kam fjalën për Kosovën ta quaj kushtimisht që të drejtat e njeriut të trajtohen ashtu si në të gjitha vendet tjera mirëpo Kosova më asnjë shtet që ka traditë në të drejtat e njeriut nuk krahasohet. Për fat të keq edhe të ne edhe në vendet e zhvilluara dhe vendet e tranzicionit të drejtat e njeriut shërbejnë si faturë për ti mbuluar krimet pikërisht kundër të drejtave të njeriut dhe kjo është dukuria më e  ekspaltuar që nga pas lufta,mirëpo është tema më e përfolur dhe është tema më e pa përfillur që do të thotë se të drejtat e njeriut në Kosovë janë si retorikë janë si një fjalë goje janë si një premtim për përmbushje të standardeve mirëpo në realitet institucionet tona nuk kanë kapacitet që ti trajtojnë të drejtat e njeriut më standarde ndërkombëtare. Të drejtat e njeriut në Kosovë shkelen në të gjitha fushat nuk ka ndonjë fushë që është shembull për respektimin e të drejtave të njeriut.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat