Mustafa: Kadri Veselin nuk do ta votojnë as deputetët e AKR-së dhe Alternativës

Politika

Mustafa: Kadri Veselin nuk do ta votojnë as deputetët e AKR-së dhe Alternativës

Nga: B.S Më: 25 korrik 2017 Në ora: 22:17
Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook ka thënë se është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit.

Sipas Mustafës, Veselin nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa.

“Qëndrim unanim I Këshillit të Përgjithshëm sot ishte se përgjegjësinë për themelimin e instituiconeve e kanë subjektet e renditura para LDK-së. Ato që u organizuar bashkë për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. Në qoftë se ato dështojnë apo nuk mund të bëjnë këtë, atëherë LDK do të japë ofertën e vet, por gjithnjë pa PDK-në”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat