Ramush Haradinaj thotë se respekton familjen Rugova, e takohet me njeriun që urren presidentin, mësitin e Hashim Thaçit!

Politika

Ramush Haradinaj thotë se respekton familjen Rugova, e takohet me njeriun që urren presidentin, mësitin e Hashim Thaçit!

Nga: P.R Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:39
Haradinaj harron “respektin” për Rugovën, dhe ka takime të vazhdueshme me njeriun që urren Rugovën, njeriun që në Kuvendin e Kosovës, theu fotografinë e presidentit Rugova, Bajram Hotin

I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, dhe lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë msyu rezidencën e familjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Aty Haradinaj, theksoi se ka respekt të madh për familjen Rugova, e për të cilën thotë se është nder i veçantë për të jetë mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Por, Haradinaj edhe njëherë me veprat e tij e dëshmon të kundërtën. Haradinaj harron “respektin” për Rugovën, dhe ka takime të vazhdueshme me Bajram Hotin, njeriun që urren Rugovën, njeriun që në Kuvendin e Kosovës, theu fotografinë e presidentit Rugova në korrik të vitit të kaluar.

Image
Ramush Haradinaj dhe Bajram Hoti

Në fotot e publikuara nga Hoti, aty shihet se ai mban takime të vazhdueshme me Haradinajn, që nga ndalimi i Haradinajt në Francë e deri te fushata zgjedhore.

Bajram Hoti, në asnjë moment nuk e ka fshehur urrejtjen patologjike që ka ndaj presidentit Rugova.

“Thjesht me pengon që 10 vjet shiriti i zi në foto dhe në çfarë baze juridike ka të drejtë të mbahet aty! Unë nuk kam dëgjua se Kuvendi ka vendosë të vihet ai aty, por edhe nëse po atëherë përse me shirit të zi?”, kishte thënë Hoti, ditën kur e kishte thyer fotografinë e Presidentit Rugova. Bajram Hoti, në Kosovë u bë i famshëm edhe me historinë e “mesitnisë” së dashurisë mes presidentit aktual, Hashim Thaçit, dhe gruas së tij, Lumës, ku Hoti thotë se ishte pikërisht ai mesiti i presidentit.

Image
Ramush Haradinaj dhe Bajram Hoti

“Unë znj, Lumnije e kam pasur shoqe shumë të ngushtë gjatë studimeve në vitet 1990-1991, kemi qenë si motër dhe vëlla. Ka qenë një studente e dalluar. Ajo ishte e angazhuar edhe në Unionin e Studentëve dhe kishim kontakte te mira shoqërore. Pasi që banesa ime ishte çerdhe e Unionit të Pavarur te Studentëve të Prishtinës aty shpesh edhe kur rrinim si shoke të idealit vinte edhe Hashim Thaçi të cilit i lindi edhe simpatia e me vone dashuria ndaj shoqes sime te studimeve”, kishte rrëfyer Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat