Kosova drejt ngërçit politik

Politika

Kosova drejt ngërçit politik

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 26 korrik 2017 Në ora: 18:34
Selia e Qeverisë së Kosovës

Së fundmi Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nëse PAN dështon në formimin e Qeverisë, presidenti duhet t’ua jap atyre mundësinë për ta bërë këtë, por nëse nuk e bën, sipas tyre ata do ta dërgojnë presidentin në Kushtetuese.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit, e cila ditë më parë u caktua nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Koalicioni PAN vazhdon të deklarohet se qeveria do të formohet nga ata. Mirëpo,  partitë tjera thonë se ky koalicion nuk do të mund ta formojë qeverinë.

Së fundmi Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nëse PAN dështon në formimin e Qeverisë, presidenti duhet t’ua jap atyre mundësinë për ta bërë këtë, por nëse nuk e bën, sipas tyre ata do ta dërgojnë presidentin në Kushtetuese.

Lidhur me këtë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se është ende herët për të biseduar hapat e mëtutjeshëm për këtë, pasi po presin për të parë zhvillimet.

“Është herët për të folur për këtë. Do e shqyrtojmë më pas. E kemi përmendur si mundësi, por pa i parë zhvillimet nuk mund të flasim për detajet”, është shprehur zëdhënësi për media nga VV-ja, Shkodran Hoti për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, gazeta “Bota sot”, Presidenca nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës lidhur me këto deklarata.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat