INTERPOL, sfida e qeverisë së re

Politika

INTERPOL, sfida e qeverisë së re

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 korrik 2017 Në ora: 18:42
INTERPOL

Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë deklaruar se Kosova i ka siguruar votat për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO, mirëpo njohësit e sigurisë dhe politikës së jashtme janë shprehur skeptik sa i përket arritjes së këtij qëllimi. Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ditë më parë ka deklaruar se Kosova as nuk ka aplikuar për anëtarsim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm.

Anëtarësimi në UNESCO ishte një nga betejat e radhës të Republikës së Kosovës për njohjen e saj të plotë ndërkombëtare. Republika e Kosovës nuk arriti të anëtarësohej në UNESCO vetëm për dy vota diferencë, në një votim ku 92 nga shtetet anëtare ishin në favor, 50 ishin kundër dhe 29 shtete abstenuan. 

Sfida tjetër që e pret Kosovën është anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare të sigurisë INTERPOL.

Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë deklaruar se Kosova i ka siguruar votat për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO, mirëpo njohësit e sigurisë dhe politikës së jashtme janë shprehur skeptik sa i përket arritjes së këtij qëllimi.

Mirëpo, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ditë më parë ka deklaruar se Kosova as nuk ka aplikuar për anëtarsim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat