Haradinajt nuk i kryen punë marketingu politik ndaj familjes Rugova, LDK përgjigjje të qartë PAN-it

Politika

Haradinajt nuk i kryen punë marketingu politik ndaj familjes Rugova, LDK përgjigjje të qartë PAN-it

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 korrik 2017 Në ora: 11:22
Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur në qëndrimet e saj se asnjë nga deputetet e saj nuk do të jep votë për krye-parlamentarin e as kandidatin për kryeministër të nominuar nga koalicioni PAN.  Seanca konstituive e 3 gushtit duket se nuk do të kaloj si gjithë seancat tjera të Kuvendit, pasi që pritet që ketë herë as kandidati për krye parlamentar Kadri Veseli, nuk do ti marr votat e mjaftueshme për pozitë të të parit të Kuvendit derisa votimi për krijimin e qeverisë nuk mund të hy në rend ditë pa u zgjedh kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Jo me PAN-in

Image
Naser Rugova

Edhe deputeti nga LDK-ja Naser Rugova ka thënë për Bota sot se edhe përkundër tentimeve të ndryshme që koalicioni PAN të siguroj numrat ata janë të pa lëkundur në qëndrimet e tyre, në asnjë mënyrë asnjë votë për koalicionin PAN.

“Rezidenca e Presidentit Rugova është shtëpi ku është orientuar politikisht vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Sa i takon votës se deputetes Rugova besoj se ajo ka njoftuar opinionin publik me qëndrimin e saj. Unë tashmë disa here e kam bërë të ditur për anëtarësinë e LDK-se dhe opinionin e gjerë se Naser Rugova do të votojë në harmoni të plotë me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe Grupit Parlamentar. Nuk është hera e parë që ndodhë kjo. Janë qarqe që me vite kanë qenë kundër LDK-së dhe filozofisë politike Rugovjane. Por qëndrestarët gjithmonë ia dalin” ka thënë Rugova.

Koalicioni PAN rrezikon që ditën e konstituimit të Kuvendit mund të mos i marr as votat e mjaftueshme për krye parlamentar dhe se ky koalicion, votat janë duke e përdorur vetëm si propagandë.

Deda: PAN do të dështojë

Image
Ilir Deda

Ilir Deda, deputeti i Alternativës e që janë në koalicion më LDK-në ka thënë se nuk ka asnjë deputet nga koalicioni LDK-AKR- Alternativa që do ta votojë koalicionin PAN.

Ai me këtë rast, ka thënë se deklaratat se PAN i ka votat janë vetëm një propagandë që bëhet nga ana e tyre. «Nuk ka deputet nga LAA që do t’ia japë votën PAN-it», ka deklaruar ai pas regjistrimit si deputet.

Me këtë rast, Deda është shprehur i vendosur se PAN do të dështojë dhe se qeverinë do ta bëjë shumica tjetër, VV dhe LAA.

Image
Skender Zogaj

Analisti politik Skënder Zogaj ka vlerësuar se LDK-ja nga zgjedhjet e 11 qershorit ka dalë me një fitore te madhe, sepse për herë të parë elektorati ndërmerr hapa konkret për spastrimin e partisë nga ushujzat, dhe lëpiskaxhinjt që për interesat personale e kanë zhvatur LDK-në.

“Ka filluar ndëshkimi matrapazëve dhe kemi një unitet të ri partiak të LDK-s, që po reflekton qëndresë të denjë në artikulimin e interesave të veta partiake. Nuk është vetëm kundërshtimi i PANit, por është përqendrimi strategjik i LDK-s që në mënyrë të prerë po tregon se shfrytëzimi i partisë nuk do të tolerohet!” ka thënë Zogaj.

Qëndrim i drejtë mos koalicioni me PAN

Image
Nexhat Haziri

Qëndrim i artikuluar i drejtë dhe i arsyeshëm shihet qëndrimi i LDK-së sa i përket refuzimit të koalicionit më PAN. Njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri ka thënë se LDK-ja, ka një qëndrim të artikuluar drejtë dhe arsyeshëm sa i përket refuzimit të koalicionit me PAN-in. “Duhet të mësohemi më këto zhvillime politike, janë pjesë e demokracisë, ku partitë shohin edhe interesat e tyre politike ne rast të hyrjes apo edhe të refuzimit në koalicione qeverisëse. Vizitës të cilës i referoheni ju, pra të Haradinaj në familjen Rugova, është pjesë e marketingut politik me anë të së cilit, PAN dhe Haradinaj, mundohen tua fitojnë “zemrat” disa deputetëve të LDK-së. Ndërsa lidhur se si po shfrytëzohet emir I presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, është një tendence në rritje, sidomos nga zyrtarë të caktuar të PAN-it” ka thënë Haziri.

Ai po ashtu ka thënë se ka ish anëtar të LDK-së, siç është rasti me disa eksponentë të ashtuquajturës Lista Ibrahim Rugova, të cilët e përbëjnë Uka Rugova, Astrit Haraqija, Dardan Gashi, që përmes votës së kontrabanduar të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, dëshirojnë për tu ringjallë në skenën politike të Kosovës, dhe natyrisht të marrë ndonjë postë qeveritarë për interesat e tyre personale dhe klanore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat