Kosova e rrezikuar nga shërbimi sekret serbo-rus

Politika

Kosova e rrezikuar nga shërbimi sekret serbo-rus

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 korrik 2017 Në ora: 14:02
Ekspertët kanë thënë se regjioni e Ballkanit gjithnjë është teren i përshtatshëm ndaj kërcimeve të forta të botës si në këtë rast të Rusisë, këtë më së miri e dëshmon edhe situata në terren.

Edhe pse Kosova është një vend i pavarur,  në Kosovë ende dyshohet se ka shërbime sekrete serbe, si dhe ato ruse. Sipas eksperteve të sigurisë, edhe pas 18 vite nga çlirimi i vendit këto shërbime po vazhdojnë të rrisin ndikimin e tyre.

Sipas tyre këto shërbime vazhdimit kanë qenë prezente në Kosovë, sidomos në veri të vendit dhe se po vazhdojnë që të rrisin ndikimin e tyre edhe në nxitjen e  radikalizmit fetar.

Image
Hajrullah Tërnava

Ndikimi rus në rritje në Kosovë

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, lidhur me këtë çështje ka thënë se regjioni e Ballkanit gjithnjë është teren i përshtatshëm ndaj kërcimeve të forta të botës si në këtë rast të Rusisë, këtë më së miri e dëshmon edhe situata në terren.

“Tani shumica e vendeve të Ballkanit kanë mbetur jashtë BE dhe Rusia gjithnjë ka intenca që të jetë e pranishme në këto pjesë që përmes edhe këtij territori të del edhe në deterat Adriatik, Jon etj. Tani ndikimi rus është i dukshëm sepse vet fakti që në Nish e kanë krijuar bazën ushtarake shume te forte e qe edhe ne kohen e komunizmit nuk ka pas aso prani ne këto vende,  tani janë të qarta qëllimet e tyre sikur që i shpjegova,  njashtu u pa qartë ai ndikim edhe gjate periudhës se zgjedhjeve në Maqedoni që mbi gjashtë muaj pati çrregullime deri në dhunë”, ka thënë Tërnava.

Tërnava thekson se Kosova është dhe do të jetë një kohë të gjatë shumë e rrezikuar nga ndikimi Rus dhe ky ndikim është në rritje e sipër.

“Veprimet e tilla shumë mtë efektshme i zgjedhin  që i përshtaten kohës dhe mesit si në rastin e radikalizmit fetar në Kosove ku popullata e saj është mbi 85% myslimanë. Prandaj me veprimet e tyre mes shërbimeve sekrete Rus e ati Serbe, e duke financuar mes njerëzve të vet që i kanë edhe në Kosove. Është  për t`u çuditur se si njerëzit e shkolluar fetar - hoxhollar aq lehtë bien pre e këtyre ndikimeve dhe pranojnë t`ë bëjnë shërbim dreqit duke u vu në shërbimet sekrete serb e rus dhe duke u thirr se "kush lufton për fenë ka për të shkuar shehit në atë dynja", kanë ndikuar që rreth 350 luftëtar të jenë pjesë e ISIS-it, e me këtë rejting Kosova humb autoritetin e saj në arenën ndërkombëtare dhe të jetë jashtë BE, liberalizimit të vizave, OKB, UNESKO, INTERPOL e shumë organizatave tjera profitabile për Kosovën”, ka theksuar Tërnava.

Gjithashtu, ai ka thënë se  nuk është çudi pse një numër i hoxhallarëve me ato rroga aq të vogla janë bërë milionerë.

“Por, është një e thënje popullore se” rrushi afër rrushit piqet”, edhe këta duke marr mësim te politikanët e pas luftës që dikur ishin të varfër e tani janë bërë milionerë, e po e jetojnë jetët e tyre në lukset më të larta. Veç sa Xhamit janë ndërtuar pas luftës, po me i krahasuar edhe vendet më myslimane që janë në botë nuk kanë sa na tani Xhami. Xhami është për fetarin edhe vendi apo shtëpia ku falet veç le të jetë e disciplinuar dhe në harmoni me ligjin dhe zoti ja banë kabull”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

Në fund, Tërnava ka thënë se të gjitha këto po shkaktojnë telashe dhe kthim mbrapa që Kosovës  po i humbin hapin me kohën.

Image
Naim Miftari

Shërbimet serbo-ruse prezentë në Kosovë

Ndërkaq, ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish pjesëtar i UÇK-së, e njohës i çështjeve të sigurisë, Naim Miftari, ka thënë se shërbimet sekrete të Rusisë ka kohë që janë prezentë në Kosovës,  pasi që ato janë këtu pasi që janë marrë vesh me kriminelin dhe kasapin e Ballkanit Sllobodan  Mlillosheviqi.

“Po shërbimi sekret ushtarak Rus është  prezent në  Kosovë  që nga  viti 1999 kur pa i pyetur  fare  NATO-n dhe  as  miqtë tanë, por  duke  u merr vesh vetëm me  Sllobodan  Mlillosheviçin  u futen  me  forca  të armatosura nga  Bosnja  kaluan  përmes Serbisë  dhe  u vendosen ne aeroportin e Prishtinës ku ishin edhe  shumë  armë ushtarake por edhe ekzistonin disa  kontejner  të  çuditshëm  ku  kishte  helme  kimike  ushtarake  serbe”, ka thënë Miftari.

Ai ka thënë së NATO nuk ka pasur guxim që t’i largojë këto shërbime ruse.

“Dhe  as  NATO as  në Kosova nuk  patën  guximin  ti  përzinin, pra  nga  viti  1999 shërbimi rusë  i inteligjencës  është prezent dhe pastaj  vjen FSB shërbim sekret rusë përmes zyrës zyrtare ruse e cila ishte  shumë  afër  shtëpisë  ku banonte  me  vite Ramush  Haradinaj në Dragodan”, ka thënë Miftari për “Bota sot”.

Kurse, për  veriun e  Kosovës ka thënë Miftari se  nuk është  sekret  se  monitorohet dhe  kontrollohet  shumë  nga  shërbimi  sekret  rus.

“Dhe  ku  furnizohet rregullisht  kinse  me  ndihma humanitare Ruse  përmes  qendrës të  tyre  në Nish e cila qendër nga CIA dhe  DASH  Amerikan llogaritet dhe trajtohet si qendra e FSB Ruse për Ballkan. Edhe  sulmet  dhe  vrasja  e  policëve  të  UNMIK-ut e të EULEX-it  në  veri,  sulmet  kundër  KFOR-it amerikan dhe  shteteve  tjera,  pos  Franceze, është dorë  e  zgjatur e  shërbimit sekret rusë i ndihmuar  nga  ai shërbimi sekret Serb BIA”, thekson Miftari. për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se  pos rrezikut të drejtpërdrejt nga ky kombinim fatal Ruso -Serb përmban edhe rrezikun permanent nga  radikalizmi islamik.

“Ku  një dorë të ndihmës i jep edhe  ndikimi turk ndaj fesë  në Kosovë dhe  shërbimi  sekret  turk dhe  çdo  herë  që  do të  ketë sulm terrorist  në Kosovë ndaj ambasadës  amerikane, gjermane apo britanike  fajtorin  duhet  kërkuar  në veprimet speciale që  veprojnë  nën  kupolën  e shërbimit  sekret rusë,  serb  dhe  atij  turk”,  ka përfunduar Miftari.

Image
Hasan Zeneli

AKI e pafuqishme përballë këtyre shërbimeve

Ndërsa, ish pjesëtari i UÇK-së, , Hasan Zeneli ka thënë për “Bota sot” se ndikimi rus në Ballkan daton herët dhe por, varësisht nga rrethanat në Rusi, ky ndikim herë ka qenë më i fortë dhe herë më i dobët.

“Tash kur Rusia duket se i ka marrë këmbët, ky ndikim rritet dhe përshpejtohet. Kosova përveç se nga shërbimi serb BIA, rrezikohet edhe nga shërbimet serbe të sigurisë, të cilat në një formë apo një tjetër operojnë të binjakëzuara me shërbimet serbe në Kosovë!”, ka thënë Zeneli.

Zeneli ka thënë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës përballë këtyre dy shërbimeve, duket të jetë shumë e pafuqishme.  

Më tej, Zeneli ka deklaruar se ndërrimi i kuadrove të drejtorive aty, pas çdo ndërrimi të Drejtorëve, ka ndikuar që të bie efikasiteti i punës dhe kjo na ka dëmtuar shume duke e favorizuar Serbinë dhe Rusinë.

Ndërsa, lidhur me radikalizmin e fetar, ashtu siç e quan Zeneli nuk është kapur në rrënjë, pasi që dyshon se rastet për Grupet e Badovcit dhe të Elbasanit, mund të jenë bërë me qëllime të caktuara.

“Radikalizmi i vërtetë në Kosovë ende nuk është kapur në rrënjë. Grupi i Badovcit dhe Grupi i Elbasanit, më shumë janë fryerje që e kanë bërë individ të AKI-së për t'u ngritur në grada se sa ka realitet aty. Këtë fakt e dëshmoj Gjykata e cila kategorikisht disa here i ka hedhur poshtë "faktet" e ofruara. Mendoj se Drejtori i Drejtorisë për Terrorizëm, Bekim Mustafa, me disa punëtor të vet e ka montuar edhe Badovcin edhe Grupin e Elbasanit”, ka thënë Zeneli.

Ai ka thënë se radikalizmi i vërtetë është ushqyer nga Serbia dhe Maqedonia.

“Sepse jo rastësisht të gjithë djemtë e Kosovës, që janë dhe kanë qenë në Siri e Irak vijnë nga Komunat e Kaçanikut, Vitisë dhe Gjilanit. Mendoj se në AKI dhe në Policinë e Kosovës duhet të bëhen ndërrime të kuadrove. Sa më parë aq më mirë!”, ka thënë Zeneli për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat