Nuk ka asnjë deputet nga LAA ose LVV që do të mbështesë PAN-in

Politika

Nuk ka asnjë deputet nga LAA ose LVV që do të mbështesë PAN-in

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 korrik 2017 Në ora: 18:15
Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu

Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka thënë se asnjë deputet nga LAA ose LVV nuk do ta mbështesë koalicionin PAN-in për themelim të qeverisë.  Sejdiu shpreson që pas dështimit të PAN, qeveria të themelohet nga një koalicion i madh qeverisës në mes të LAA dhe LVV.

Ai po ashtu ka bëre të ditur se disponimi i deputeteve të koalicioni LAA është që nëse kandidati që propozohet zyrtarisht nga ana e PAN është Kadri Veseli atëherë të votohet kundër zgjedhjes së tij në pozitën e Krye parlamentarit.

Nënkryetari i AKR-së në intervistën dhenë gazetës “Bota sot” ka thënë se lista Serbe nuk guxon assesi të jetë faktor detërminues në formim të qeverisë. Sipas tij kushdo që e bën Listën Serbe faktor determinues për formim të qeverisë, thjeshtë punon kundër interesave të Kosovës. 

“Bota sot” Na thuaj a keni pasur ndonjë ofertë nga koalicioni PAN për krijimin e Qeverise? Cila eshte oferta qe keni marr?

Korab Sejdiu: Në rrafshin individual, mua nuk më kanë kontaktuar drejtpërdrejtë koalicioni PAN me ndonjë ofertë për bashkëpunim. Me gjasë, qëndrimi i im i qartë nga fillimi edhe nuk ka lënë hapsirë për ofrim të ndonjë bashkëpunimi. Natyrisht, në kontekst të përgjithshëm, koalicioni PAN ka bërë oferta publike për bashkëpunim për partitë politike në Kuvend dhe deputetët individual, mirëpo, qëndrimi i ynë në kuadër të koalicionit LAA ka qenë i palëkundur se nuk duam të bashkëpunojmë me koalicionin PAN në formatin aktual sepse mendojmë se një bashkëpunim i tillë do të ishte në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat