Politika e numrave

Politika

Politika e numrave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 korrik 2017 Në ora: 21:32
Kuvendi i Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka nominuar Kadri Veselin për Kryetar Kuvendi. Emri i Veselit për Kryetar të Kuvendit, është kundërshtuar nga partitë si LDK dhe Vetëvendosje, pa të cilat i njëjti nuk do të mund të zgjidhet në postin e Kryetarit të Kuvendit. Ende nuk dihet se cila është taktika e PDK-së dhe Koalicionit PAN për kandidaturën e Veselit për t`u zgjedhor në këtë post. Veseli nuk do ta ketë aspak të lehtë zgjedhjen në këtë post.

Veseli, ishte person enigmatik për qytetarët e Kosovës për vite me radhë, deri në zgjedhjen e tij për kryetar Kuvendi në vitin 2014.

Ish Drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës, po pretendon që për të dytën herë të jetë në postin e të parit të Kuvendit. Për SHIK-un, thuhet se më shumë i shërbente PDK së të cilën tani e drejton ai.

Edhe vrasjet e veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës është thënë se kanë ndodhur nën urdhrat e SHIK-ut. Këto vrasje vazhdojnë të mbesin enigmë.

Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se nuk do t`i jap votë Veselit, për shkak të veprimtarisë së tij por edhe për shkak të ofendimit që mandatin e kaluar ja kishte bërë deputetes Albulena Haxhiu. Madje, që nga atëherë e deri më sot marrëdhëniet Vetëvendosje-PDK kanë vazhduar të jenë të acaruara e të përcjella me fyerje dhe akuza ndaj njëra tjetrës.

Në anën tjetër, LDK-ja nën arsyetimin e të mirës për vendin, kishte pranuar të bënte koalicion me PDK-në e Veselit në vitin 2014, duke i “mbyllur sytë”, para dyshimeve për të bëmat e tij si drejtor i SHIK-ut.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat