Gjykata Speciale sjellë drejtësi për vrasjet gjatë dhe pas luftës

Politika

Gjykata Speciale sjellë drejtësi për vrasjet gjatë dhe pas luftës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 31 korrik 2017 Në ora: 17:41
Haki Abazi

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” më Haki Abazi- Drejtori i për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers', Abazi ka treguar se pranimi i Gjykatës speciale nga PDK-ja ka qenë gabim i shekullit dhe se kjo gjykatë rrezikon të përfundoj në tentimin për të përlloçur luftën e UÇK-së dhe aktin e Pavarësisë se Kosovës. Ai po ashtu ka treguar se Gjykata Speciale mund të provojë që të sjell drejtësi për vrasjet gjatë luftës dhe pas luftës të veprimtareve të shquar të rezistencës paqësore, luftës për liri dhe atyre që ishin truri i artikulimit e procesit të përkrahur ndërkombetarisht për pavarësinë e Kosovës. 

Abazi po ashtu ka thënë se duhet të ketë një qeveri të unitetit nacional ku PDK do të mbetet në opozitë për tu reformuar.

 “Bota sot” Tashme zyrtarisht ka filluar punën Gjykata Speciale, mendoni se ndonjë aktakuze qe mund te ngritët këto dite do te ishte një kaos për vendin. Na thoni çka mendoni në lidhje me Gjyakten speciale?

Haki Abazi: Ashtu siç kam thënë disa herë prania  e gjykatës speciale nga PDK-ja ka qenë gabimi i shekullit, është një presedan i rrezikshëm duke pranuar një gjykatë që do të ndjek vetëm pjesëtarët e një grupi etnik dhe kjo rrezikon që të përfundoj në tentimin për të përlloçur luftën e UÇK-së dhe aktin e Pavarësisë. Kjo gjë bëhet edhe me paradoksale kur kemi parasysh se pikërisht këta që pranuan Gjykatën Speciale bënë edhe ligjin për amnisti të kriminelëve Serb që ishin të involvuar në grupe policore/ ushtarake dhe paramilitare që tentuan të shkaktojnë gjenocid dhe shfarosje të shqiptareve në periudhën e luftës. Kjo është e pafalshme. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat