“PDK e di se Kadri Veseli nuk do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, por ja pse e ka kandiduar”

Politika

“PDK e di se Kadri Veseli nuk do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, por ja pse e ka kandiduar”

Nga: Bota Sot Më: 2 gusht 2017 Në ora: 09:53
Kadri Veseli

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për konstituimin e institucioneve të Kosovës.

Tashmë është publikuar edhe rendi i ditës për seancën e 3 gushtit, ku në këtë rend dite janë 3 pika, formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Siç është bërë e ditur deri tash, nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma, kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit do të jetë Kadri Veseli.

Por, sipas analistëve politikë, PDK e di se Kadri Veseli nuk do të zgjidhet kryetar i Kuvendit.

Zogaj: Kriza e sajuar qëllimshëm nga forcat politike të nëntokës 

Image
Skender Zogaj

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Skënder Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se vendi është në krizë, madje sipas tij, në krizë shumë më të madhe se sa që mund ta marrim me mend.

Ai ka theksuar se PDK e di se Kadri Veseli nuk do të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe për këtë arsye e ka kandiduar.

“Kjo krizë është e sajuar qëllimshëm nga forcat politike të afërta me nëntokën e krimit e të korrupsionit të organizuar, së cilës i konvenon kriza, sepse është e vetmja mundësi e ikjes nga llogaridhënia për krimet e bëra! Kjo ka qenë e vetmja arsye e rrëzimit të Qeverisë Mustafa dhe kjo do të jetë arsyeja e pengimit të formimit të qeverise së re, kundër së cilës po shihet qartë janë vënë në veprim të gjitha forcat bllokuese. Këtë qëllim e ka kandidatura e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, që paraprakisht është refuzuar nga LAA dhe VV si absolutisht e papranueshme! PDK e di se nuk do të kaloj Veseli, prandaj e ka kandiduar”, ka thënë Zogaj.

Ai ka vlerësuar se ky është veprim i qëllimshëm në shërbim të thellimit të krizës.

“Unë vlerësoj se kriza është e pa evitueshme dhe vendin e presin fatkeqësi të shumta e me pasoja afatgjata institucionale”, është shprehur analisti Skender Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat