Skenari i errët i koalicionit PAN për bllokadë institucionale

Politika

Skenari i errët i koalicionit PAN për bllokadë institucionale

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 3 gusht 2017 Në ora: 20:46
Kuvendi i Kosovës, seanca e 3 gushtit

Dy muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit Kosova po hyn zyrtarisht në krizë institucionale. Seanca e tre gushit nuk ka prodhuar asnjë zgjidhje dhe vetëm sa e ka komplikuar situatën. Deklaratat e koalicionit PAN se i kanë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dolën të jenë të rrejshme. Por, e rrejshme doli edhe deklarata e deputetes së koalicionit LAA Teuta Rugova se nuk do të shkelë mbi vendimet e LDK-së.

Rugova, bëri hapin e parë në drejtim të përkrahjes së PAN-it, duke ua votuar kërkesën për shtyrje të seancës. Ende nuk dihet arsyeja se përse ajo bëri këtë veprim, derisa fjalë të ndryshme qarkulluan në opinion lidhur me këtë.

Xhelal Zveçla deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se Thaçi, Haradinaj, Veseli e Ukë Rugova, duhet të tregojnë se ‘çka i premtuan Teuta Rugovës në këmbim të votës së saj’.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat