Avokati Vërtopi tregon se a do të ngriten aktakuza nga Specialja për figurat politike

Politika

Avokati Vërtopi tregon se a do të ngriten aktakuza nga Specialja për figurat politike

Nga: Bota sot Më: 5 gusht 2017 Në ora: 11:00
Florin Vërtopi

Tashmë është gjithçka gati që Gjykata Speciale të nisë punën, të fillojë me aktakuzat e para, për të cilat ende nuk dihet se kur do të bëhen.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot” avokati Florin Vërtopi ka folur për Gjykatën Speciale dhe aktakuzat e saj.
I pyetur se kush mund të jenë figurat politike ndaj të cilëve do të ngritët aktakuza, ai ka thënë se nuk është në dijeni, por që ka përmendur raportin e Dik Martit dhe personat që përmenden aty.

“Po besoj se akuzat e para do të ngritën këtë vit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, mirëpo edhe më tutje qëndrojnë disa pengesa të natyrës procedurale. Nuk jam në dijeni se kush mund të jenë të akuzuarit. Kam qenë avokat mbrojtës në rastin “Medicus”, dhe kam pas mundësi ta kem raportin e “Dik Martit”. Po ashtu, oficerit hetues kryesor ndërkombëtarë në këtë rast, e të cilin e kishte takuar personalisht Dik Marti, unë ia kam pas parashtruar pyetjen, se gjatë hetimeve tua a keni mundur të gjeni së paku një provë materiale për të cilën pretendon Dik Marti, përgjigja e këtij oficeri ishte me: “JO””, ka deklaruar Vërtopi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat