Kuvendi pa cilësi, deputetët në shërbim të partive

Politika

Kuvendi pa cilësi, deputetët në shërbim të partive

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 gusht 2017 Në ora: 17:00
Kuvendi i Kosovës

Debatet e fundit ndërmjet zyrtarëve të partive politike, disa prej të cilëve ia kanë dalë që të marrin edhe postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës lënë shumë për të dëshiruar për shkak të gjuhës së tyre denigruese. 

Ekspertët vlerësojnë se kjo legjislaturë do të jetë një ndër më të dobëtat pasi që pjesë e saj do të jenë persona të cilët kanë të kaluar të dyshimet dhe se kanë ardhur deri në këtë pozitë duke i mashtruar popullin.

Po ashtu, vlerësojnë se nga mungesa kulturës në debate do të ketë edhe ndikim në punën e tyre në konsensuset politike për çështjet e rëndësishme.

Politologu, Gurakuç Kuçi vlerëson kur flitet për cilësi të kësaj legjislature dhe legjislaturave të kaluara, mund të flasim vetëm për ndonjë individ që janë pakicë. Ai ka thënë se për të mbajtur pushtetin në parti dhe në institucione ju duhen persona që servil dhe lojal ndaj liderit të tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat