Media zvicerane: Mitrovica është Berlini i shekullit 21, një shkëndijë mund ta eskalojë gjithë situatën

Politika

Media zvicerane: Mitrovica është Berlini i shekullit 21, një shkëndijë mund ta eskalojë gjithë situatën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 gusht 2017 Në ora: 15:33
Darja Schildknecht

Forcat zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, ka numër mjaft të madh të grave. Një e treta e pjesëtarëve të saj janë të gjinisë femërore! Çfarë i motivon kaq shumë vajzat zvicerane që të shkojnë vullnetarisht në Kosovë?

Një ndër ta është Maria Tantardini (24) nga Tessini. Ajo punon sëbashku me kolegët francezë në pjesën veriore të Kosovës. “Mbase këtu është territori më i rrezikshëm i vendit,” thotë ajo duke treguar urën e Ibrit që ndan Mitrovicën në dy pjesë. “Në njërën anë jetojnë shqiptarët e Kosovës, në anën tjetër serbët e Kosovës. Një shkëndijë mund ta eskalojë gjithë situatën.” Sipas "Blick" Mitrovica është Berlini i shekullit të 21.

Ushtarët zviceranë janë rreth njëzet vjet të stacionuar në Kosovë, sëbashku me kolegët e tyre amerikanë, gjermanë dhe të vendeve tjera. Misioni i tyre është të njohin paraprakisht tensionet sociale, për të shmangur ndonjë shpërthim të mundshëm në Kosovë. “Liaison and Monitoring” quhet në gjuhën ushtarake.

Në kohën kur numri i i përgjithshëm i grave në ushtrinë zvicerane është 0.5%, në Swisscoy kjo është 15 përqind, ndërsa në grupin e Maria Tantardini “Liaison-and-Monitoring-Team” janë rreth një e treta.  

“Detyra jonë është të kryejmë biseda me banorët e këtyre vendeve dhe ndër temat kryesore është edhe dhuna familjare. Andaj numri kaq i madh i grave është më se i kuptueshëm dhe i nevojshëm.”

Për të qenë pjesë e Swisscoy, të mjafton një stërvitje prej tre muajsh, ndërsa puna kryesore është bisedimi me banorët serbë dhe shqiptarë. Shumica e tyre janë të stacionuar në Mitrovicë, Prizren dhe Prishtinë.

Sabrina Bachmann (23) nga Laupen BE tregon se aktivizimi i saj në Swisscoy i ka dhënë mundësinë të njihet më afër me helikopterin dhe njerëzit miqësorë të Ballkanit. “Megjithatë, Ballkani është akoma një vatër zjarri,” thotë 23 vjeçarja.

Nga serbët shikohet si provokim krijimi i ushtrisë së Kosovës. Sesi do reagojnë diplomatët me uniformë dhe eprorët e tyre në Zvicër - pritet të shihet në të ardhmen./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat