PAN rrit presionin, bllokada politike me pasoja fatale për Kosovën

Politika

PAN rrit presionin, bllokada politike me pasoja fatale për Kosovën

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 9 gusht 2017 Në ora: 09:55
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës pritet të zgjedh kryetarit e këtij institucioni ose në të kundërtën vendi do të hy në një bllokadë institucionale. Formimi i institucioneve të vendit duke se nuk do të ndodh derisa koalicioni PAN po shihet që nuk i ka numrat për formimin e qeverinë e as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në rast se edhe të enjten dështon mbajta e seancës sipas analisteve atëherë vendi do të shkoj drejt një krize institucionale dhe ndoshta edhe drejt zgjedhjeve tjera. Vetëvendosje po akuzon koalicionin PAN se ata janë duke futur vendin në një bllokadë pasi që nuk po i përgjigjen ftesës në seancë.

PAN rritë presionin

Rexhep Selimi, deputet nga radhët e Lëvizjes vetëvendosje ka thëne se në rast se përsëri të enjten dështon seanca konstituive, atëherë vendin po e fusin në një spirale të pakuptimtë dhe të panevojshme, pasi sipas Selimit koalicioni PAN nuk po i përgjigjet ftesës për seancë.

Image
Rexhep Selimi

“PAN-i po shihet çartë se po e bllokon krejt formimin e institucioneve në mungesë të numrave. Ata më këto vonesa dhe zhagitje po përpiqen ta rrisin presionin ndaj deputeteve të caktuar për t'ua nxjerrë votën. Kjo situatë rrezikon që vendi të shkojë në bllokadë institucionale ose në zgjedhje të reja, ku përgjegjësinë do ta ketë PAN-i bllokues” ka thënë ai duke shtuar se ata dëshirojnë që sa më shpejtë të formohen institucionet e jo të ketë edhe bllokadë të punës.

Kurse në pyetjen e bëre se ne rast se as të enjten nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit apo koalicioni PAN nuk merr pjesë në Kuvend, vendi do te shkojë në zgjedhje, Rexhep Selimi ka thënë se Jo vendi nuk shkon automatikisht vendi në zgjedhje por në bllokadë sepse as qeveri e as zgjedhje nuk mund të mbahet pa konstiuim të Kuvendit, rrjedhimisht pa e sjellë PAN-i kandidatin për kryetar të kuvendit.

Në lidhje më bllokadën që po krijohet në Kuvendin e Kosovës dhe mos respektimi e shtetit dhe institucioneve nga vetë deputetet të cilët janë zgjedh për përfaqësim të qytetareve e jo për realizim të interesave të tyre.

Bllokada me pasoja

Image
Haki Abazi

Haki Abazi, drejtori i Rockefeller Brothers për Ballkan ka thënë për “Bota sot” se mungesa e mos krijimit të institucioneve të vendit do kenë pasoja në të gjitha drejtimet.

“Situata është e komplikuar dhe pasojat janë të mëdha në të gjitha drejtimet. Ajo çfarë po dëshmohet është se nuk ka trajtim serioz të shtetit dhe institucioneve të vendit dhe se vota qytetare nuk është përgjegjësi dhe llogaridhënie por është licence për pazare dhe realizim interesash. Kështu do te jetë derisa nuk pensionohen fajtorët e krijimit të standardeve të ulëta dhe  jo serioze për shtetin dhe ajo çfarë është parë po dëshmohet se individ të caktuar për interesa të tyre janë ne gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbajtur pushtetin” ka thënë Abazi.

Sipas tij Kosova po dështon në testin e transferimit të fuqisë politike nëpërmjet proceseve të çarta demokratike dhe ka hyrë në lojëra që po e rrënojnë kushtetutshmërinë dhe sistemin demokratik.

“Zgjedhjet sikur janë e vetmja zgjidhje e problemit në këtë fazë dhe besoj që përkundër shpenzimeve dhe mundësisë që të këtë dalje të ulët, mbajtja e zgjedhjeve të reja nacionale bashkë më ato lokale do të ofronin një mundësi të mirë por prape po them që zgjedhjet nuk mund të kryejnë punën e vullnetit dhe arsyeshmërisë politike të domosdoshme për tranzicione demokratike të pushteteve” ka përfunduar Haki Abazi.

Kushtetuta me zbraztria

Image
Muhamet Kelmendi

Kurse njohësi i çështjeve politike në vend Muhamet Kelmendi ka thënë se në Kushtetutën e Republikës se Kosovës theksohet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit një mujor nga data e certifikimit të zgjedhjeve, dhe sipas tij më datën 8 te këtij muajin-dje skadon afati për konstiuim, dhe se ky afat mund të zgjatet vetëm nëse kemi seancë të papërfunduar dhe që vazhdon. Nuk mund te caktohet seancë e re për konstituim.

“E keqja është se në Kushtetutën ka zbrazëtira mbi atë se çka duhet bëre pas skadimit të afatit. Ligjvënësi nuk e ka paraparë një ngjarje të tillë. Ka menduar se në konstituim nuk ka vështirësi. Po duke e marrë për bazë faktin se në Kushtetutë theksohet afati një mujor, në interpretim autentik, del se zgjedhjet janë të paevitueshme, përveç në rastet e jashtëzakonshme dhe kur palët merren vesh”, është shprehur ai.

Kelmendi ka thënë se në anën tjetër kam mendim se subjekteve politike po iu konvenon, duket kështu, për të shkuar në zgjedhje të reja, ato po mendojnë se fitojnë apo dalin më mirë. Në të kundërtën koncentrimi i tillë pa lëvizje në drejtim të koalicioneve nuk ka mundësi të kuptohet ndryshe.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ditën e enjte nuk pritet të sjell edhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo tejkalimin e krizës institucionale.

Dy palë zgjedhje në tetor

Image
Arsim Haziri

Analisti Arsim Haziri ka thënë se vazhdimi i seancës në ditën e përcaktuar, pra të enjten, nuk mund të jetë e pritshme për tejkalimin e krizës së re institucionale. Kjo situatë qëllimisht është duke u prodhuar me të vetmen arsye që vendi në muajin tetor t’iu nënshtrohet dy palë zgjedhjeve.

“Nëse eventualisht vendi iu nënshtrohet një procesi të shpejt zgjedhorë, mundësitë për ti manipuluar janë më të mëdha, ky konsideroj se është preteksti themelor që mund ndoshta edhe të nxjerr më fuqishëm PDK-n. Ne jemi mjaftueshëm në dijeni për skenarët që mund të prodhojnë akterët e PDK-së, mbase jo rastësisht cilësohen si funksionar brenda idesë makiavelistë. Zgjedhjet gjykoj se iu përshtaten pretendimit të PDK-s, pretendime negative që dalin përtej interesit nacional” ka thënë Haziri.

Ndryshe të pyetur nga gazeta se a do të marrin pjesë në seancën e thirrur më 10 gusht, zyrtarë nga koalicioni PAN nuk janë përgjigjur.

Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, qëndrimin për vazhdimin e seancës konstituive do e jap pas takimit konsultativ të vendosur me pajtueshmëri mes shumicës së subjekteve politike për të mërkurën në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat