Koalicioni PAN drejt shkatërrimit, mund të prishet javën e ardhshme?

Politika

Koalicioni PAN drejt shkatërrimit, mund të prishet javën e ardhshme?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 gusht 2017 Në ora: 14:46
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Kanë marrë pjesë në takim, mirëpo nuk kanë pranuar të shkojnë në seancën e së nesërmes të thirrur nga kryesuesi i kuvendit, Adem Mikullovci, kështu koalicioni PAN vazhdon të bojkotojë krijimin e institucioneve me arsyetimin që për seancë është dashur të merrej edhe pëlqimi i tyre.

Në mbledhjen konsulative të mbajtur sot, përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që javën e ardhshme, të mërkurën, të mblidhen përsëri për të diskutuar ditën që do të mbahet seanca.

Ky propozim është refuzuar nga partitë tjera, e sipas analistëve politikë propozimi i PAN-it është si pasojë e mos sigurimit të numrave, sepse nëse do t’i kishin numrat atëherë ata do të pranonin të merrnin pjesë.

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se fajtor i krizës politike është vakumi ligjor dhe interpretimi i njëanshëm i Gjykatës Kushtetuese.

“Si duket ende PAN nuk i ka siguruar numrat, se po t’i siguronin sigurisht se do pranonin të mbahej seanca nesër. I gjithë fajtori  i kësja krize është vakumi ligjor dhe interpretimi i njëanëshëm i kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese, e cila ia garanton  pa të drejtë  vetëm partisë apo koalicionit fitues postin e kryetarit të kuvendit. Nga kjo rrjedhin të gjitha vështirësitë, dhe ngërçi , pasi në rrethanat tjera do i kalonte partisë së dytë apo koalicionit tjetër postin i kryetarit nëse i pari nuk arrinë t’i ketë numrat” shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, nëse edhe javën e ardhshme koalicioni PAN nuk i siguron numrat, ka mundësi që të prishet ky koalicion.

Ai pohon se koalicioni PAN është në panik dhe ata kanë humbur sensin e arsyes në mungesë të numrave.

“Derisa PDK kërkon që  të votohen në pako si kryetari i kuvendit dhe kryeministri, AAK dhe NISMA kërkojnë  të ndahen dhe kjo po sjellë edhe një përplasje brenda koalicionit PAN. Besoj se nëse edhe javën tjetër PAN nuk i siguron numrat, ka mundësi që të thyet ky koalicion pasi Ramushi beson se nëse kalohet raundi i zgjedhjes së kryetarit të kuvendit , ai i ka numrat për kryeministër,  prandaj edhe nuk dëshiron të mbetet peng i Kadri Veselit. Sa më shumë zgjatet ky ngërç aq më të mëdha janë gjasat që PAN të thehet, dhe në këto rrethana do kemi përsëri zgjedhje të reja në vend së bashku me ato lokale. PAN është totatalisht në gjendje paniku, ata kanë humbur sensin e arsyes pasi nuk i kanë numrat” shton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat