Gazlotsjellës në Parlament dhe shumë vota zvicerane - këto janë shpresat e Kosovës

Politika

Gazlotsjellës në Parlament dhe shumë vota zvicerane - këto janë shpresat e Kosovës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 gusht 2017 Në ora: 15:54
Gaz lotsjellës në parlament në Prishtinë. Në qendër të majtë të reve të gazit lotsjellës: Shefi i Opozitës Visar Ymeri. Foto: epa / epa

Vetëvendosje vlen si shpresa e të rinjve të Kosovës dhe shumica e shqiptarëve në Zvicër kanë zgjedhur këtë parti në zgjedhjet e qershorit. Në fushatën zgjedhore ajo doli me sloganin “me hajdutë nuk bëhet shtet!”, por në parlament ata kanë gjuajtur gazlotsjellës, shkruan portali zviceran watson, e cila ka kryer intervistë me shefin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri.   Ai sqaron se pse bota nuk duhet të ketë frikë nga partia e tij.

"Vetëvendosja është mjaft e dashur nga shqiptarët në Zvicër dhe në vendet tjera europiane, për shkak të dy arsyeve: e para se diaspora kupton programin dhe kërkesat tona. Në anën tjetër diaspora mund ta krahasojë shërbimin publik në Zvicër me atë të Kosovës dhe e dije sesi duhet të funkcionojë një shtet. Kjo do të thotë: partitë qeveritare nuk mund të ushtrojnë presione përmes ekonomisë klienteliste, siç bëhet në Kosovë për të rrëmbyer vota,” thotë fillimisht Visar Ymeri.

Në pyetjen se pse qytetarët duhet ti besojnë Vetëvendosjes, se është pikërisht ajo që mund ta luftojë korrupcionin, Ymeri merr shembullin e qeverisjes së Prishtinës.

“Nga fillimi i 2014 në udhëheqim me Prishtinën dhe kemi treguar se jemi ndryshe nga tjerët. Administrata prej atëherë punon me efikasitet më të madh - në shërbim të qytetarëve dhe pa skandale korruptive. Përveç kësaj i kemi dhënë fund ndërtimeve ilegale.”

Nuk kemi karakter radikal

Në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës, Ymeri thekson se kjo vërtet duket e rëndë dhe e tmerrshme në sytë e vëzhguesve të jashtëm, por “ne nuk kemi karakter radikal.” Sipas tij “ndonjëherë janë të nevojshme veprimet radikale, për të shmangur vendime akoma më shumë radikale dhe të dëmshme për vendin.” Këtu me vendim të dëmshëm kuptohet krijimi i asocacionit të komunave serbe, që do ishte një Republikë Serbe në mes të Kosovës dhe që do kontrollohej katërcipërisht nga Beogradi.

“Qeveria e Kosovës ishte krejtësisht jo-transparente dhe jo-demokratike. Për shkak se neve nuk na u dha mundësia demokratike për ta evituar këtë vendim, atëherë erdhëm deri te gazi lotsjellës. Në fund Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë se ishte shkelur neni 23 i Kushtetutës. Pra e shikoni se në çdo vend tjetër europian ne nuk do kishim nevojë për gaz lotsjellës. Ne kemi një program demokratik, transparent dhe në dobi të gjithë qytetarëve - pavarësisht etnisë,” vijoi më tej Ymeri, që e sqaron edhe arsyen se pse emërtohen si parti socialdemokrate. “Në Kosovë thellohet hendeku mes të varfërve dhe të pasurve. Më pak se tre përqind e banorëve të Kosovës kanë pasuri më shumë sesa gjysma e popullatës. Vetëvendosje kërkon një fund të politikës neoliberale mbi ekonominë, e cila, është përgjegjëse për këtë raport. Ne kemi nevojë për ekonomi dinamike, që hap vende të reja pune. Por kjo ekonomi duhet ashtu të ndërtohet dhe rregullohet, që përpiqet për ndarje të drejtë të mirëqenies.”

Në fund Ymeri si sukses do shikonte ndërprerjen e ndikimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi dhe ruajtjen nga bosnjëzimi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat