AKR mohon ndarjen nga LDK-ja, Bahtiri jep detaje

Politika

AKR mohon ndarjen nga LDK-ja, Bahtiri jep detaje

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 9 gusht 2017 Në ora: 16:08
Krerët e LDK-së dhe ata të AKR-së

Zërat se koalicioni në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re është shkëputur, nuk janë të vërtetë dhe nuk qëndrojnë.

Këtë e ka konfirmuar vet nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se gjatë ditës së sotme, kryetari Pacolli ka pasur një takim me të nominuarin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurtin, por nuk ka asgjë të vërtetë nga raportet se koalicioni LAA po shkatërrohet.

Image
Agim Bahtiri

“Kandidati i VV-së për kryeministër është takuar sot me zotëri Pacollin, por zërat për prishje të koalicionit, nuk qëndrojnë fare”, ka deklaruar Bahtiri për gazetën.

Ndërkohë, Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se në takimin me Kurtin, ka biseduar për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN.

“Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se seanca konstituive do të mbahet nesër nga ora 10:00, por aty mospjesërmarrjen e ka konfirmuar koalicioni PAN./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat