Numrat që sjellin fatkeqësi

Politika

Numrat që sjellin fatkeqësi

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 gusht 2017 Në ora: 22:03
Ilustrim

Loja politike në Kosovë ka filluar të bëhet monotone. Koalicioni PAN vazhdon të mos i ketë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë. PAN-it po i duhet akoma kohë. Po e ka të vështirë që t`i sigurojë edhe dy vota apo po dëshiron që të ketë më shumë se dy vota. Kjo është çështja. Dy vota, dy deputetë këtij koalicioni nuk do t`ia bënin të qëndrueshme pozitën e pretenduar. PAN-i tani ka rritur apetitet, po donë të gllabëroj sa më shumë deputetë afër vetes, krejt kjo për t`ia bërë shumicën e nevojshme dhe jo vetëm me dy vota më shumë.

Të joshur nga ofertat e koalicionit PAN një pjesë e deputetëve heshtin, e të tjerë mundohen të ofrojnë ato zgjidhjet e zakonshme “në të mirë të vendit”. PAN-i nuk do të jetë pjesë e seancës së thirrur nga kryesuesi i Kuvendit për të enjten. Ky koalicion nuk po ka guximin të futet në Kuvend pa i siguruar mirë votat që i nevojiten.  Për shkak të kësaj situate, Kosova vazhdon të ketë krizë.

Nuk po respektohen as thirrjet e miqve të Kosovës për formimin sa më të shpejt të institucioneve. Thirrja e fundit erdhi nga zyra e BE-së në Kosovë.

“Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që partitë parlamentare të veprojnë në mënyrë të përgjegjëgjshme dhe t’i përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat