Media zvicerane pyet Thaçin për akuzat e Dick Martyt për krime lufte, ja si përgjigjet ai

Politika

Media zvicerane pyet Thaçin për akuzat e Dick Martyt për krime lufte, ja si përgjigjet ai

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 gusht 2017 Në ora: 11:23
Presidenti Hashim Thaçi

Hashim Thaçi (49) është president i Kosovës nga prilli 2016. Për mbështetësit e tij, ai është një hero lufte - për kritikët një kriminel lufte. Gazeta më e klikuar zvicerane “Blick” ka mundur të kontaktojë zotin Thaçi në zyrën e tij presidenciale - dhe biseduan për kohën e tij në Zvicër si refugjat, mbi “schacit” dhe roli i tij në luftërat e Ballkanit.

BLICK: Ju keni jetuar në Zvicër nga 1994 deri 1998, keni banuar në Dietikon ZH, studiuat në Universitetin e Cyrihut dhe keni punuar te trenat. Na tregoni pak për këtë kohë.

Hashim Thaci: Kisha fat që brenda kohës kur zhvilloheshin luftërat në Ballkan unë jetova për tre vjet në Zvicër. Kam kujtimeve të mrekullueshme për ata njerëz dhe për atë vend. Sot ndjehem i gëzuar, që një pjesë e njerëzve të atëhershëm që kërkonin mbrojtje si refugjat, sot janë integruar dhe janë krenari e shoqërisë zvicerane.

Atëherë mund ta kthejmë intervistën në gjermanisht

Më mirë në gjuhën shqipe …

Sa mirë flisni gjermanisht?

(Përgjigjet gjermanisht) Përpiqem.

Nga krijimi i Kosovës nuk keni vizituar zyrtarisht Zvicrën. Kur keni qenë herën e fundit në Zvicër?

(Përsëri në shqip) Marrëdhëniet tona janë konsoliduar. Zvicra është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe i jemi falenderues. Vetëm kam qenë përpara disa muajsh në Zvicër - por tranzit. Ne tani përqëndrohemi këtu me punë.

Image
Thaçi gjatë intervistës me gazetarin e "Blick"

Shumë persona kërkojnë të largohen nga Kosova drejt Zvicrës. Nuk ju mungon juve këtu asgjë?

Kush nuk do dëshirontë të vinte në Zvicër! Edhe personat nga BE shkojnë në Zvicër. Diaspora ka mbështetur luftën dhe më pas kanë ardhur në Kosovë për të investuar.

Më pas presidenti Thaçi fton banorët e Kosovës të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që ofron Zvicra, ndërsa intervista ndryshohen kahje duke u fokusuar te imazhi i “shacive” dhe krimet e mundshme të luftës.

Imazhi i shqiptarëve në Zvicër është me kahje të ndryshme. Ka hero si Shaqiri - por edhe afishe «kosovarët therrin zviceranët». Ç'mendoni mbi këtë?

Më parë këtu dhe atje kishte perceptime negative. Por ndërkohë gjendja ka ndryshuar. Në gëzohemi që Shaqiri, Behrami dhe Xhaka janë kthyer në hero të Zvicrës. Banorët e Kosovës i bëjnë krenarë zviceranët. Kjo më bën edhe mua krenar. Në çdo shoqëri ka persona të këqij. Për këtë ka edhe ligje.

Unë isha sot në Mitrovicën veriore, një qytet i ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve. Një situatë kërcënuese. Kur keni qenë herën e fundit atje?

Vitin e fundit. Por unë mund të shkoj edhe sot. Ne tani kemi nënshkruar shumë marrëveshje dhe dialogu do shkojë në një fazë tjetër: faza pajtimit të dy shteteve tona. Por Kosova është një vend i pandarë. Këtë vit kishte provokime të rënda nga serbët. Tani si president kam kontakte të rregullta me presidentin serb Vucic, që të parandalojmë incidentet. Dialogu nuk ka alternativë.

Një ndër kritikët më të mëdhej tuajit vijnë nga Zvicra: Dick Marty, i cili ka shkruar një raport për Këshillin Europian, ku ju akuzon si kriminel lufte.

Nuk është hera e parë dhe as e vetme. Por unë jam krenar, çfarë kam bërë për vendin tim. Unë kam tre qëllime politike në jetë: Lirinë e Kosovës, Pavarësinë; tashmë i kemi arritur; dhe e fundit që Kosova të jetë pjesë e NATO dhe BE. Lufta jonë patriotike ishte e pastër dhe e drejtë. Akuzat për trafikimin e organve janë fantazi, raport i falsifikuar dhe një Science-Fiction. Dick Marty ishte një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe ai ishte edhe kundër bombardimit të NATO. Caku ishte i qartë: Dick Marty kërkonte ta paraqiste shtetin e Kosovës si të dështuar - por më kot.

Në lidhje për Gjykatën Speciale,  ku sipas tij nuk përbën asnjë kërcënim dhe shqetësim për të, ai thotë. “Themelimi i Gjykatës Speciale është e mirë për Kosovën, pasi do çlirohemi nga këto shpifje.”

Në fund ai shpreson në një ndeshje futbollistike mes Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa këshilla e tij për diasporën shqiptare në Zvicër është: “Integrohuni sa më mirë të jetë e mundut. Kosova është krenar me ju”./Bota sot

Image
Thaçi, Limaj gjatë luftës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat