PAN, Haraqija e Gashi, presion psikologjik ndaj Teuta Rugovës

Politika

PAN, Haraqija e Gashi, presion psikologjik ndaj Teuta Rugovës

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 10 gusht 2017 Në ora: 20:03
Teuta Rugova

“Dhuna psikologjike ndaj deputetëve të zgjedhur që përfaqësojnë vendin vullnetin qytetar, është ushtruar në forma të ndryshme, ku një pjesë prej tyre edhe janë bërë publike. Po të kishte një Prokurori, e cila do të funksiononte e pavarur brenda mandatit kushtetues e ligjor, rasti Haradinaj lidhur me deklaratën se Teuta Rugova do të guxojë të votojë kandidatin e PAN-it, do të ishin pjesë e hetimeve nga Prokuroria”, ka vlerësuar Hidajet Ahmeti.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, PDK-AAK-Nisma, po vazhdon të dëshmojë se ende nuk i ka siguruar të gjithë numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve të reja.

PAN, përpos bllokimit të seancës konstituive për katër herë me radhë, ka zgjedhur që të bëjë presion tek deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në mënyrë që të sigurojë numrat.

Kështu kanë vlerësuar analistët e çështjeve politike, të cilët kanë komentuar deklaratën e deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, duke e quajtur atë si presion të pastër.

Ky I fundit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka sulmuar mediat, të cilat sipas tij, “po komprementojnë të vërtetën e mbështetjes që familja Rugova i ka dhënë Ramush Haradinajt për kryeministër”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat