Koalicioni PAN merr peng të ardhmen e Kosovës

Politika

Koalicioni PAN merr peng të ardhmen e Kosovës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 11 gusht 2017 Në ora: 21:37
Veseli, Haradinaj dhe Limaj

Kaloi edhe një javë dhe partitë politike në Kosovë nuk arritën të gjejnë zgjidhje për formimin e institucioneve të reja. Seanca e së enjtes nuk solli ndonjë rezultat ndërsa një tjetër është paralajmëruar të mbahet të hënën. Përveç fjalëve, askush nuk po bën ndonjë hap konkret për zgjidhjen e krizës. Po heshtë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili në këtë rast do të duhej të ishte më unifikues. Takimet konsultative nuk po kryejnë punë dhe kryesuesi i seancës ka vendosur që të mos thërras më takime të tilla. Por, një gjë është e ditur, seancat nuk duhet që deri në pafundësi të mbahen e të mos sjellin rezultate. Një ditë duhet të gjendet zgjidhja dhe për këtë duhet të shohim veprime konkrete.

Qeveritë e pasluftës i kanë humbur shumë kohë Kosovës. Thuajse asnjëra nga këto qeveri nuk ka mbijetuar deri në fund të mandatit. Përpara shtet-ndërtimit politikanët gjithmonë kanë vendosur interesat e tyre personale. Njëjtë po veprohet edhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ku lufta për pushtet është ashpërsuar nga koalicioni PAN i cili ka zgjedhur bojkotimin e seancave nga frika e mos-votimit të Kadri Veselit për postin e Kryetarit të Kuvendit. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat