Tri rastet kur AAK-ja kishte kërkuar votën për Teuta Rugovën

Politika

Tri rastet kur AAK-ja kishte kërkuar votën për Teuta Rugovën

Nga: A.Zh Më: 12 gusht 2017 Në ora: 10:56
Teuta Rugova

Publicisti i njohur Idriz Zeqiraj, duke folur folur për "Bota sot", për presionin e koalicionit PDK-AAK-Nisma ndaj deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, ka thënë se kuadri qendror i AAK-së, kanë qenë të porositur që përgjatë fushatës, të ftojnë mbështetësit të votojnë për deputete bijën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Zeqiraj ka përmendur tri rastet kur ka ndodhur një gjë e tillë.

“Kryesia, kuadri qendror i AAK-së, kanë qenë të porositur, madje, zyrtarisht, të agjitojnë, përgjatë fushatës, për votimin e kandidates për deputete, Teutë Rugovën!  Nga disa qendra, në tubimet e organizuara nga AAK-ja, por edhe me praninë e njerëzve edhe jashtë AAK-së, është bërë thirrje, për ta votuar Teutë Rugovën për deputete! Po përmendim vetëm tri raste: Në Lugun e Beranit, i pranishëm edhe kryetari, Ramush Haradinaj, i cili i ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje edhe ata që nuk ishin anëtarësi e partisë së tij. Organizatori i tubimit u ka bërë thirrje anëtarëve të LDK-së, për ta votuar Teutë Rugovën. Në një fshat të komunës së Istogut, një kuadër i zëshëm i AAK-së, nga komuna e Deçanit, ka qenë më ngulmues: "Mos e votoni kandidatin për deputet të LDK-së, Agim Ademaj. Në vend të tij, votoni Teutë Rugovën! Dhe, rasti i tretë, për të kulmuar, një kandidat për deputet, babaxhan i AAK-së, (mik e intim me Ramushin), jo konfliktuoz dhe përafrues ndërpartiak, nga një radio e zëshme lokale, i ka bërë thirrje publike, elektoratit të LDK-së, ta votojë Teutë Rugovën”, ka thënë ai.

Sipas tij, “e gjithë kjo flet për angazhimin e hapur të AAK-së, për ta bërë deputete Teutë Rugovën, pra, llogari paraprake”, që siç ka thënë ai, u dëshmua në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se deputetja Rugova, në seancën e parë konstituive të mbajtur me 3 gusht, kishte votuar pro kërkesës së koalicionit PAN për shtyerje të seancës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat