LDK: Zgjidhja për daljen nga kriza gjendet tek këta persona

Politika

LDK: Zgjidhja për daljen nga kriza gjendet tek këta persona

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 gusht 2017 Në ora: 13:04
Pamje nga mbledhja e fundit e LDK-së

Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës pas një mocioni të mosbesimit ndaj  kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa i ka ngecur zhvillimet  e rëndësishme të vendit. Tashmë po cilësohet se vendi është në krizë dhe kjo e fundit është krijuar pikërisht nga ata që e kërkuan largimin e kryeministrit të vendit.

Bunjaku-Rexhepi: PAN të lëshojë udhë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se tashmë vendi është në krizë dhe në këtë gjendje e kanë sjellë ata vendin.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Duke folur për gazetën “Bota sot”, ajo ka thënë se bojkoti i PAN-it reflekton joseriozitet për proceset e rëndësishme për vendin.

 “Vendi realisht është në krizë. Në krizë e sollën ata që i shkaktuan zgjedhjet e jashtëzakonshme. Si duket, po ata janë në krizë edhe në shtëpinë e tyre, andaj është vështirë që të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme. Mospjesëmarrja e tyre në Kuvend reflekton joseriozitet dhe gatishmëri për proceset e rëndësishme për vendin”, është shprehur Bunjaku-Rexhepi.

Sipas deputetes Bunjaku-Rexhepi, zgjidhja për të dalë nga kriza është tek ata që janë të gatshëm për t’i dërguar proceset përpara.

“Dalja nga kriza, mendoj se është tek ata që janë të gatshëm për t’i dërguar proceset përpara, duke kuptuar vullnetin e qytetarëve dhe respektimin e Kushtetutës. Edhe pse PAN është i pari, nuk ka mund të sigurojë besimin e plotë të deputetëve e rrjedhimisht edhe përkrahjen e qytetarëve. Andaj, duhet lëshuar për hir të vendit”, ka thënë Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat