Behgjet Pacolli tërhiqet nga ultimatumi? - Bota Sot
Behgjet Pacolli tërhiqet nga ultimatumi?

Politika

E martë, 22 gusht 2017

Behgjet Pacolli tërhiqet nga ultimatumi?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 gusht 2017 Në ora: 18:03
Behgjet Pacolli gjatë fushatës elektorale

“Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit ka dëshmuar se qytetaret e këtij vendi duan ndryshim të formës se qeverisjes, partitë politike e as deputetet individual nuk kanë të drejtë ta shtrembërojnë këtë vullnet, sidoqoftë pasojat do i bartin ata vetë në zgjedhjet e ardhshme” ka thënë Shqipe Pantina për gazetën “Bota sot”.

Ultimatumi që kreu i AKR-së Behxhet Pacolli ia ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës si partia më të cilën është në koalicion parazgjedhor dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nga LDK janë marrë vetëm si propozim.

LDK ka thënë se do të presin dështimin e koalicioni PAN dhe pastaj të veprojnë. Kryetari i LDK-së dhe Kryeministri Isa Mustafa në një reagim ndaj ultimatumit 10 ditësh të Pacollit la thënë se bëhet fjalë vetëm për një propozim dhe LDK po pret PDK-në që të dështojë në formimin e qeverisë.

Pas lajmit se Pacolli i ka dhënë ultimatum LDK-së dhe Vetëvendosjes që të ndërmarrin masa brenda 10 ditëve për krijimin e institucioneve, Pacolli shprehet se ai nuk ka bërë ultimatum.

Sipas tij, ultimatumi i vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia dhe se ai dëshiron që nga LDK-ja dhe VV-ja që të formatizojnë marrëveshjen që do t’i jepte fund krizës politike, shkruan "Bota sot".

Ai gjithashtu kërkon nga PAN-i që të shkojnë në seancë dhe të mos e vazhdojnë bllokadën.

PAN të marr pjesë në seancë

“Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës çdo ditë (vetëm deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN). Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojne marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike kurse nga PANI sa ma shpejtë të vijnë në Seancë e mos ta vazhdojnë bllokadën. Unë u bëj thirrje edhe mediave dhe shoqërisë civile që kanë përgjegjësi të mëdha, që të japin kontributin e vet në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e këtij ngërçi. Le t'ia përkujtojnë klasës politike pasojat ekonomike të krizës dhe të mos merren me konspiracione!” ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Image
Haxhi Avdyli

Në lidhje më kërkesat e Pacollit nuk kemi mundur të marrim qëndrim zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ne kemi kontaktuar më deputetin e LDK-së Haxhi Abdyli dhe ai ka thënë se për ketë temë duhet të bisedohet më Avdullah Hotin, pasi që ai personalisht ka thënë se nuk kam koment për ketë. “Më mirë me bisedu më Avdullah Hotin. Unë nuk kam koment për ketë tani për tani” ka thënë shkurt Avdyli.

E Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk dëshiron të komentoj për ultimatumin apo paralajmërimin pasi që nuk i dinë detajet e marrëveshjes se LDK-se dhe AKR-së.

“Unë nuk i di detajet e marrëveshjes se koalicionit mes LDK-së dhe AKR-së prandaj nuk mund të komentoj nëse kërkesa e shprehur publikisht nga lideri i AKR-së është paralajmërim apo siç e quani ju ultimatum për LDK-në.  Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit ka dëshmuar se qytetaret e këtij vendi duan ndryshim të formës se qeverisjes, partitë politike e as deputetet individual nuk kanë të drejtë ta shtrembërojnë këtë vullnet, sidoqoftë pasojat do i bartin ata vetë në zgjedhjet e ardhshme” ka thënë Shqipe Pantina për gazetën “Bota sot”.

Image
Shqipe Pantina

Kosova nuk ka kulturë politike

Profesori universitar i shkencave politike Dashnim Ismaili ka thënë se koalicioni i krijuar parazgjedhor ndërmjet LDK-së dhe AKR-së ka qenë një koalicion  jo i natyrshëm, më shumë ngjason në një koalicion të shpejt të pa menduar mirë dhe i krijuar ndërmjet disa individëve  që ka shpërfill, debatin, konsultat,  parimet dhe programatiken partiake. Andaj siç është krijuar,  mundë edhe të rezultojnë me shpërbërje, kjo na lënë të kuptojmë se në Kosovë nuk po dëshmohet një kulturë politike, që i qëndron  besnik realizimit të agjendës politike në bazë të programit të saj dhe duke ndjekur agjendën programatike të shërbej në interesin e votuesit.

“Mendoj se Lideri i AKR-se dha sinjale se koalicioni LAA mundë edhe të mos jetë në këtë formacion siç ka qenë, d.m.th kemi një luhatje të qëndrimeve nga ana e AKR-së. Ultimatumet vetëm sa e thellojnë krizën politike, andaj unë jam i mendimit që spektri politik duhet të angazhohet më shumë për një konsensus të përgjithshëm, duke lënë anash inatet, shantazhet, presionet dhe veprimet e tjera që bllokojnë ndërtimin e institucioneve, partitë politike duhet të tregohen më të përgjegjshme politikisht të marrin pjesë në mbledhjen për konstituimin e Kuvendit dhe të gjejnë zgjidhjen politike për krijimin e Institucioneve tjera në vend, që janë aq të nevojshme për Kosovën” ka thenë Ismaili.

Sipas tij si vetë AKR po ashtu edhe Deputet e AKR-së nuk janë të dëshmuar për përgjegjshmëri dhe pjekuri politike.

“Kjo parti siç është e dëshmuar edhe nga praktikat e kaluara, gjë që mundë të ndodh edhe kësaj here i ka shërbyer interesit të PDK-së në arritjen e numrave për krijimin e qeverisë, dmth një grupim individësh që arrijnë të futën në parlament pa ndonjë vizion apo agjendë që do i shërbente edhe vetë partisë në ndërtimin dhe profilizimin e saj”, është shprehur ai.

Ismaili ka thënë se, gjasat janë të mëdha që kjo Parti të shkëputet nga koalicioni me LDK-në dhe të bashkohet me PAN.

 Frika nga mbetja pa pushtet

Image
Muhamet Kelmendi

Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike në vend ka thënë se AKR është një subjekt i krijuar mbi bazën e formimit të subjekteve përfituese financiare.

“Presidenti Pacolli nuk ka asgjë të përbashkët më politikë. Behxhet Pacolli ka vetëm interesa financiare. Është në gjendje të lidhet më çdo kënd kur është në pyetje paraja. Këtu dele edhe ultimatumi për LDK-në dhe VV. Ai ka frikë se nuk vjen  në pushtet, dhe kësisoj e sheh afatin si mjet kërcënues ndaj partnereve të koalicionit” ka thënë Kelmendi.

Analisti politik Mentor Tahiri ka shpjeguar se tradita pluraliste e Kosovës së pasluftës ka dëshmuar që moti se s’ka parime të bazuara në programe apo edhe projekte konkrete zhvillimore, por përkundrazi të gjitha koalicionet si parazgjedhore ashtu edhe ato parazgjedhore mbështeten kryekëput në interesa individuale.

“Në këto aranzhime, prioritet po del të jenë akomodimet e figurave politike. Në fazën aktuale në të cilën gjendet skema politike e Kosovës, pra kur edhe Kuvendi është i pakonstituuar, asnjë lëvizje e cilitdo subjekt politik nuk mund të na habis”,ka thënë Tahiri. Në anën tjetër, ai ka theksuar se është më se e qartë se brenda taborit të PAN, ka gatishmëri të plotë që të jepet çfarëdo oferte vetëm që të sigurohen numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.

Image
Mentor Tahiri

 

“Lëvizjet e fundit nga AKR duhet shikuar edhe nga një prizëm tjetër. Nga ana e LDK-së ditëve të fundit ka pasur shumë qëndrime të paartikuluara qartë lidhur me atë se si e shohin shumicën e ardhshme parlamentare. Duket se në këtë drejtim, sidomos në raport me VV-në, LDK ende nuk ka pranuar faktin se LDK si subjekt i vetëm, tani ka nëntë deputet më pak se VV. Konform me këtë duhet përcaktuar edhe pesha në kuadër të një koalicioni të mundshëm paszgjedhor. AKR në anën tjetër te hezitimi i LDK-së për të artikular qartë veprimet e saj, po gjen një shkak për të arsyetuar përafrimin e mundshëm me PAN. I takon LDK-së që të qartësojë pozicionin e saj dhe sidomos pritet që me anë të një qëndrimi më konkret në raport me situatën, të unifikojë qëndrimet kundërthënëse në mesin e nënkryetarëve të saj” ka thenë Tahiri. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test